MENU
klinika

Asnjë masë nga institucionet

Turqia i mbledh lëkurët e bagëtive të Kurban Bajramit, ne në kanal

21.08.2018 - 16:18

Sot të gjithë besimtarët myslimanë festojnë festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami është një nga ditët më të shënuara për besimtarët e besimit islam në mbarë botën.

Një nga simbolikat e kësaj dite, është sakrifica që bëjnë besimtarët për hir të Zotit.

Ata bëjnë kurban bagëti të imta si simbol i sakrificës, pas faljes së namazit tradicional të Bajramit në mëngjes.

Mirëpo jo gjithçka ka shkuar aq mirë gjatë procesit së therjes së mijëra bagëtive si simbol i kësaj dite, pasi në një foto të publikuar në rrjetet sociale, denoncohet fakti se pas therjes së kurbanit, mjedisi është lënë i ndotur me mbetjet e tyre dhe nuk janë pastruar ambientet ku janë therur kafshët.

Asnjë masë nuk është marrë nga institucionet përkatëse.

Sot, kasapët kanë therur me qindra bagëti, duke shkelur edhe ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, pasi është e ndaluar që bagëtitë të theren jashtë qendrave të miratuara nga AKU dhe Ministria e Bujqësisë.

Në ndryshim nga Turqia, e cila i mbledh për një qëllim tjetër lëkurët e bagëtive të therura, ne i hedhim në kanal ose në rrugë.

Turqia, i mbledh lëkurët e bagëtive dhe ia dërgon kompanisë ajrore Turkish Airline.

Kjo e fundit, i shpërndan në fabrikat e këpucëve. Në këtë mënyrë, bëhet edhe një riciklim i tyre.

Tek ne flaken në rrugë dhe çmimi i këpucëve është shumë herë më i lartë.