MENU
klinika

Eliminatoret e Europianit

Volejboll, dy Kombëtaret ndeshen me Austrinë

18.08.2018 - 15:45

E diela do të jetë intensive për dy ekipet kombëtare A, për meshkuj e femra në volejboll. Në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park, do të luhen dy ndeshjet e radhës së eliminatoreve të Kampionatit Europian në volejboll.

Në orën 17:00, do të luhet sfida e femrave dhe, në orën 20:00, ajo e meshkujve. Shorti e kalendari ka bërë që të jetë një sfidë e dyfishtë mes Shqipërisë e Austrisë, që synojnë të dalin fituese nga kjo përballje.

kombetarja e volejbollit per meshkuj

Kombëtaret kuqezi e kanë nisur jo mirë këtë aventurë në eliminatoret e Europianit, pasi femrat u mundën 3-0 në Kroaci (ndeshje e vlefshme për Grupin B), ndërsa meshkuj u mundën po 3-0 në Portugali (ndeshje e vlefshme për Grupin D).

Ndaj synohet fitorja në këto sfida, për të hyrë në garë për kualifikim. Ndeshjet eliminatoret të Europianit, që kanë nisur pak ditë më pare, do të përfundojnë në janar të 2019-s.