MENU
klinika

Kombëtarja e Meshkujve

Volejboll, Shqipëria i nis keq eliminatoret e Europianit

15.08.2018 - 23:01

Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur 3-0 nga Portugalia, në ndeshjen e vlefshme për Grupin D të eliminatoreve të Kampionatit Europian, sfidë e luajtur në Setubal.

Edhe pse kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka bënë një paraqitje të mirë në fushë në shumicën e kohës, duke rivalizuar e tentuar fitoren, fitorja mbeti një tabu.

Shqipëria, në dy setet e para, ishte gjithnjë në lojë, duke rivalizuar pikë më pikë me portugezët, por gabonte në momentet e fundit.

Ndërsa seti i tretë ishte një formalitet për vendasit, që përfituan nga një përgjumje e kuqezinjve për të fituar me lehtësi 25-15.

Ditën e diel (19 gusht), Shqipëria do të luajë ndeshjen e saj të dytë në këto eliminatore, teksa në Tiranë do të mbërrijë kombëtarja e Austrisë.