A ka mënyrë më të mirë për të filluar një ditë tjetër, sesa të marrim energji për atë që na pret sot? Ndonjëherë e vetmja gjë që duhet për të filluar ditën në mënyrën e duhur, janë disa fjalë të urta plot mençuri.
Kur kafja e mëngjesit nuk po ju jep gjithë energjinë që ju nevojitet, hidhni një sy këtyre dhjetë shprehjeve.
1. “Mos prisni deri kur kushtet të jenë të përsosura për të filluar. Fillimi i bën kushtet të përsosura”. Alan Cohen
2. “Kam mësuar se nuk mund të ecësh në jetë, me dorashka pritëse bejsbolli në të dy duart. Ndonjëherë duhet të jesh në gjendje të hedhësh diçka mbrapsht”. Maya Angelou
3. “Askush nuk mund të kthehet pas e të ketë një fillim të ri, por kushdo mund të nisë sot dhe të bëjë një fun të ri”. Maria Robinson
4. “Kohët e vështira nuk zgjasin, njerëzit e fortë po”. Dr. Robert Schuller
5. “Duhet të mësosh si të përzgjedhësh mendimet, ashtu si përzgjedh rrobat çdo ditë. Kjo është një fuqi që mund ta kultivoni”. Elizabeth Gilbert
6. “Limiti yt i vetëm je ti”. Anonim
7. “Mos u përpiqni të ndiqni hapat ekzaktë të kujtdo. Drejtimi juaj është drejtimi i duhur”. Tamron Hall
8. “Kudo që të jeni, jini aty me mendje dhe zemër”. Jim Elliot
9. “Kurrë mos hiqni dorë nga një ëndërr, thjesht sepse do të duhet kohë për ta arritur. Koha do të kalojë gjithësesi”. Earl Nightingale
10. “Mosha nuk ka rëndësi, nëse nuk je djathë”. Billie Burke