MENU

Telashe për Britney-n

110 mijë dollarë për kujdesin e fëmijëve

27.09.2018 - 10:32

Duket se këngëtarja e famshme Britney Spears është sërish në sallat gjyqësore me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline sa i përket pagesave për kujdesin e fëmijëve të tyre.

Ata kanë arritur në një marrëveshje të re e cila e ka lënë shumë të pakënaqur këngëtaren e hitit “Gimmie More”.

Ajo është detyruar t’i paguajë ishit të saj rreth 110 mijë dollarë si dëmshpërblim për kujdesin e fëmijëve të tyre ku Britney pretendon se kjo është një shumë e papërballueshme për të.

Ish-çifti kanë qenë në një luftë prej muajsh sa i përket kësaj çështjeje ndërkohë që fëmijët e tyre janë ndarë mes të jetuarit më nënën dhe babain e tyre.