MENU
klinika

Arsyet

“27% e fëmijëve me aftësi të veçanta nuk ndjekin dot shkollën”

18.09.2018 - 17:00

27 % e fëmijëve me aftësi të veçanta në Shqipëri nuk mund ta ndjekin shkollën sipas studimit të “World Vision” në 10 bashki të vendit.

Mungesa e kushteve në institucionet edukuese ka bërë që prindërit të mos i regjistrojnë në shkollë fëmijët me aftësi ndryshe.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, sqaron se deri në fund të këtij vit, numri i mësuesve ndihmës që do të mbështesin fëmijët me aftësi të veçanta gjatë orës së mësimit do të shkojë në 700.

Nikolla bëri të ditur se në kuadër të arsimit gjithëpërfshirës, së shpejti në shkollat 9-vjeçare do të zhvillohet edhe mësimi i gjuhës rome.