Në një kohë kur pak martesa i rezistojnë provave të kohës, 108 vjeçari, Masao dhe gruaja e tij 100 vjeçare, Miyako, janë një dëshmi se dashuria mund të mbahet gjallë përgjithmonë.
Ishte viti i largët 1937 kur ata celebruan dashurinë e tyre dhe prej asaj kohe në Tokë kanë ndodhur gjëra të pafundme, por Masao dhe bashkëshortja e tij janë sërish bashkë. Ndërkohë, në tetorin e kaluar, ata festuam 80 vite martesë. Kur ata u martuan, Masao Matsumoto dhe Miyako ishin aq të varfër sa nuk mund të përballonin edhe një ceremoni martese.
Menjëherë pas martesës Masao u nis për në luftë në Paqësor dhe kur u kthye në shtëpi filloi të punonte shumë dhe më pas arritën kënaqësitë e mëdha. “Edhe në momentet më të vështira gjithmonë mendova se do të bëhej më mirë, dhe tani falënderoj lotët”, tha Miyako.
Sot, 80 vjet më vonë, të dy janë në gjendje të festojnë për dashurinë e tyre rekordmene, madje të rrethuar nga familja e tyre me mbi 60 anëtarë dhe plot 25 stërnipër.