MENU
klinika

Dështim spektakolar

85-vjeçari zmbraps tre grabitës – VIDEO

18.09.2018 - 15:26

Grabitja e një pike bastesh në Cork të Republikës së Irlandës ka dështuar në mënyrë spektakolare.

Një stërgjysh 85-vjeçar është përballur me grabitësit pa iu trembur qerpiku, duke arritur t’i largojë ata. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Denis O’Connor, ndodhej në lokal, kur tre grabitës hynë brenda. Njëri kërceu mbi tavolinën e punonjësit duke e kërcënuar atë, tjetri i drejtoi armën O’Connor. Por ky i fundit, i patrembur, refuzon të zmbrapset dhe përballet me njërin nga grabitësit. Ky i fundit, largohet me vrap…më pas, stërgjyshi i vihet pas të dytit, edhe ky largohet.

Gjithçka ka përfunduar në vetëm 30 sekonda, por videoja është ndarë me qindra e mijëra herë në internet.

Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV