MENU
klinika

Vizita e Merkelit në Vilnius

Do t’i mbrojë Gjermania baltikët?

14.09.2018 - 14:01

A do t’i mbrojë Gjermania baltikët? A do të lejojë Berlini që Nord Stream 2 të vazhdojë? Kancelarja Merkel do të takohet me një klasë politike dhe me opinionin publik në lidhje me politikat e Rusisë dhe Gjermanisë në Lituani.

Kancelarja gjermane ka planifikuar një vizitë në Vilnius, vizita e saj e tretë në Lituani por ajo do të duhet të ketë parasysh diçka: Për opinionin publik të Lituanisë, disa politika gjermane janë të diskutueshme.

Merkel është një figurë e rëndësishme në politikën evropiane dhe pa dyshim është e mirëpritur atje, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin Dalia Grybauskaite dhe kryeministrat e të tre shteteve baltike.

Gjermania është investitori i huaj i tretë më i madh në Lituani, me 500 kompani të saj që sigurojnë mbi 17,000 vende pune. Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është gjithashtu i   fortë.

Megjithatë, perceptimet se Gjermania nuk është shumë e besueshme janë të nxitura nga gatishmëria e Berlinit për të mbajtur dialogun me Moskën; në Baltik, që shihet shpesh si një humbje kohe dhe rrezik.

Ndërkohë vendimmarrësit e Lituanisë kanë më shumë besim tek Gjermania dhe sidomos tek Merkeli: “Duhet të kujtojmë se ishte kancelarja që i bindte gjeneralët e saj skeptikë që ata të merrnin drejtimin dhe të bënin që NATO të përparonte”     tha një diplomat i NATO-s.

“Ajo është gjithashtu një mbështetëse e fortë e sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj në Ukrainë. Nuk ka asnjë dyshim se Merkel angazhohet personalisht për këto çështje ndaj duhet të kemi besim” – shtoi më tej ai.

Klasa politike e Lituanisë dhe zyrtarët e Ministrisë së Jashtme janë më pak të shqetësuar sesa publiku i gjerë lidhur me vendosmërinë e Gjermanisë për t’u angazhuar, nëse në të ardhmen do të ketë ndonjë luftë me rusët.

Ka edhe një çështje tjetër që e vë kryeqytetin e Lituanisë dhe kryeqytetet e tjera baltike në kundërshtim me Gjermaninë, është projekti Nord Stream, një tubacion i gazit në Detin Baltik, që bashkëpunon me Gazprom, monopolin e gazit natyror të Rusisë, me kompanitë gjermane, holandeze dhe frënge. Gjermania është drejtuesi kryesor i projektit.

Faza e tij e dytë po ecën tepër ngadalë sepse ka patur kundërshtime nga shtetet baltike dhe Polonia. Ata thonë se projekti do të forcojë varësinë e BE nga Rusia.

Por kabineti i Angela Merkelit pretendon se nuk dëshiron të ndërhyjë në vendimet e kompanive private. “Lituanezët e shohin këtë qëndrim si një mbështetje të heshtur për Nord Stream” tha Vygaudas Usackas, një ish-ministër i jashtëm dhe ambasador i BE në Rusi nga 2013 në 2017, i cili ka njoftuar se do të kandidojë për president në Lituani në vitin 2019.