MENU

Nga New York Times

A është ende “Amerika e para”?

25.09.2018 - 10:40

“Ne kemi një President të SHBA i cili nuk e vlerëson rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla,” tha një ish-ndihmës i lartë i nënpresidentit Joseph R. Biden Jr. në këtë dokument jo shumë kohë më parë. Natyrisht, kishte të drejtë. Por a beson publiku amerikan?

Presidenti Trump nuk gëzon mbështetjen e shumicës këto ditë, por ideja e tij “Amerika e para” po. Nuk ka pasur asnjë kundërshtim të popullit amerikan kundër “betejave” tregtare të Trump me Kanadanë, Meksikën dhe aleatët evropianë. Konsensusi i vjetër për tregtinë e lirë është zhdukur.

Politikat e emigracionit të Trump mund të kenë më shumë mbështetje nga republikanët sesa demokratët, por disa politikanë demokratë po premtojnë se do të sjellin më shumë emigrantë në vend. Dhe ashtu si në vitet 1920, izolacionizmi i bashkohet ndjenjës së anti-emigracionit dhe proteksionizmit si një shtyllë e idesë “Amerika e para”.

Konsensusi i vjetër rreth rolit të Amerikës si mbështetës i sigurisë globale nuk është më. Rusia mund të ketë kryer agresion territorial kundër Ukrainës. Por votuesit republikanë mbështesin Trump që kërkon lidhje më të mira, duke pranuar aneksimin me forcë të Moskës të Krimesë dhe duke zgjeruar ndikimin në Lindjen e Mesme. Ata e “duartrokasin” Trump për përpjekjet për marrëveshje të dyshimta me Korenë e Veriut, ndërkohë që dikur kundërshtonin për të njëjtën gjë. Ata favorizojnë një luftë tregtare me Kinën, por nuk kanë favorizuar rritjen e shpenzimeve ushtarake për të përballuar një luftë të vërtetë.

A janë demokratët e sotëm më të angazhuar për të mbrojtur aleatët dhe për të penguar sfiduesit në rendin botëror liberal? Shumica e votuesve demokratë duan shpenzime më të ulëta ushtarake dhe një prani ushtarake shumë më të vogël të Shteteve të Bashkuara jashtë shtetit.

Shumica e amerikanëve në të dyja partitë gjithashtu pajtohen me Trump kur thotë se aleatët e Amerikës duhet të mos mbështeten në Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen.

Po të kthehemi pas në kohë Obama ishte shumë më ndryshe. Ai e zgjeroi NATO-n, ndërhyri në Libi, vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe kryesoi bisedimet për Partneritetin Trans-Paqësor. Por pikëpamjet më shumë unilaterale dhe nacionaliste të Trump, janë ndoshta më afër publikut të gjerë sesa Obama.

Tani, si gjithmonë, presidentët pasqyrojnë opinionin publik. Midis dy luftërave botërore, dhe sidomos nga 1921 deri në 1936, publiku amerikan i zhgënjyer nga Lufta e Parë Botërore, dhe për ta nuk kishte rëndësi nëse presidentët duhej të ishin “izolacionistë” si Warren Harding dhe Calvin Coolidge apo  “Internacionalistë” si Herbert Hoover dhe Franklin Roosevelt. U desh shumë kohë, pushtimin i Hitlerit në Evropë, pushtimi i Britanisë dhe, së fundi, çështja Pearl Harbor për të bindur shumicën e amerikanëve se “Amerika e Para” ishte një gabim.

Në kohën tonë, tendenca për të përkrahur idenë “Amerika e para” është rritur që nga fundi i Luftës së Ftohtë. George H.W. Bush, merrej më tepër me politikën e jashtme dhe humbi me një kandidat që premtonte të përqëndrohej në çështjet e brendshme. George Bush fitoi në vitin 2000 duke premtuar të reduktonte përfshirjen globale të Shteteve të Bashkuara, duke mposhtur një kundërshtar, Al Gore, i cili synonte të kundërtën. Në vitin 2008, Obama fitoi sepse premtonte të zgjidhte të gjitha konfliktet me të huajt.

Tani kemi Trump. Shumë ekspertë të politikës së jashtme dhe shumica e liderëve të huaj që ndodhen në Nju Jork këtë javë shpresojnë se zgjedhjet 2020 do t’a kthejnë Amerikën në rrugën e saj të vjetër. Por ata duhet të fillojnë të përballen me faktin se ajo që po shohim sot nuk është një vrull, por një drejtim i ri në politikën e jashtme amerikane, ose më saktë një kthim në traditat e vjetra, kur Amerika mbeti mënjanë, ndërkohë që fashizmi dhe militarizmi pushtonin botën.

Robert Kagan