MENU
klinika

Dy vite nga divorci

A po takohen fshehurazi Jolie dhe Pitt?!

22.09.2018 - 13:14

Pitt kanë nisur të takohen fshehurazi për të përmirësuar marrëdhëniet e tyre për kujdesin e fëmijëve.

“Brad dhe Angelina zhvilluan një takim sekret në shtëpinë e saj,”-tha burimi. “Takimi i tyre ishte i suksesshëm. Brad ka qenë i përkushtuar për të bërë paqe gjatë gjithë procesit dhe tani duket sikur ata janë në një pikë ku mund të krijojnë një situatë më të qetë për fëmijët”.

Drama Brad-Angelina ka vazhduar për dy vite. Së fundmi një gjykatë urdhëroi aktoren që të ndihmonte në raparimin e marrëdhënieve të fëmijëve të saj me Bradd.

Vetëm pas kësaj aktorit iu dha mundësia për të kaluar më shumë kohë me pesë fëmijët e tij, Pax 14 vjeç, Zahara, 13, Shiloh, 12, dhe 10- vjeçaret Knox dhe Vivienne gjatë verës, ndërsa Maddox 16-vjeç, për shkak të moshës dhe pjekurisë, ishte në gjendje të përcaktonte vetë se sa kohë dëshironte të kalonte me babain e tij.