MENU
klinika

Burg për Bill Cosby

“Agresor i dhunshëm seksual”, dënohet aktori

26.09.2018 - 09:58

Ai hyri i buzëqeshur në gjykatë, por kjo pamje nuk qëndroi gjatë në fytyrën e aktorit Bill Cosby, i cili u dënua me 3-10 vjet burg për drogimin dhe sulmin seksual ndaj një gruaje pranë shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur para 14 vjetësh, kur Cosby kishte droguar dhe sulmuar seksualisht Andrea Constand, në shtëpinë e tij në Pensilvani. Zonja Konstand është një nga më shumë se 60 gra që kanë ngritur akuza të ngjashme kundër Bill Cosby-t, por e vetmja deri tani, akuzat e së cilës, kanë çuar në një dënim.

Gjykatësi, Steven O’Neill, urdhëroi gjithashtu që Cosby të dërgohet menjëherë në burg, duke mohuar kërkesat që ai të lihej i lirë me kusht.

Para vendimit, një gjykatës i Pensilvanisë e klasifikoi Bill Cosby-n një “agresor të dhunshëm seksual”, pasi aktori i dënuar u paraqit në gjykatë në ditën e dytë të seancës së tij dëgjimore. Ky përcaktim do të thotë që Bill Cosby-t do t’i kërkohet të raportojë çdo tre muaj tek autoritetet dhe se emri i tij do të përfshihet në regjistrat e atyre që kryejnë krime seksuale që u bëhen të ditura fqinjëve, shkollave dhe viktimave. Gjithashtu ai duhet të kryejë seanca këshillimi të detyrueshme për gjithë jetën e tij.

Bill cosby, aktori denohet

Dita e parë e seancës u hap të hënën me dëshmi nga ekspertë të shëndetit mendor, të cilët pohuan se Bill Cosby e meritonte etiketimin, për shkak të nevojës së tij të pakontrollueshme për të sulmuar seksualisht gratë dhe se kishte gjasa që ai ta bënte një gjë të tillë, nëse do t’i jepej rasti.