MENU
klinika

Përfshihen 76 mijë punëkërkues

Ahmetaj: Trajnim i detyrueshëm për të papunët

15.09.2018 - 18:01

Të papunët e regjistruar do t’i nënshtrohen trajnimeve profesionale të detyrueshme. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha gjatë prezantimit të një projekti të UNDP për punësimin se Shërbimi Kombëtar i Punësimit do të nisë një fushatë një vjeçare të rikualifikimit të të gjithë të papunëve që janë në moshë pune, me detyrim, me pagesë nga buxhetit i shtetit.

“Objektivi ynë, me një instrument administrativ, politik dhe financiar që do të drejtohet nga Shërbimi Kombëtar i Punës, është që në fund të vitit 2019 të dalim dhe të themi: “Ne kemi riakualifikuar prej vërteti 76 mijë të papunë të regjistruar në 10 apo 12 kurse teknike, apo të kombinuara me atë që i referohemi “soft skills” me të drejtë, dhe në fund të kurseve që do të jenë falas dhe të detyrueshme, të gjithë ata të papunë të regjistruar do të kenë jo thjesht një certifikatë, një letër në dorë, por do të kenë dalë nga ato kurse kualifikimi me aftësi të vërteta teknike e jo vetëm, dhe do të jenë shumë herë më të punësueshëm. Kuptohet që këtu, siç e theksova, partnerët tanë do të jenë sektori privat dhe patjetër donatorët,” tha Ahmetaj.

Ministri nënvizoi se një nga zhvullimet më të rëndësishme që dëshmojnë statistikat e punësimit rënia e papunësisë tek të rinjtë nga 33% që ka qenë në vitin 2014, në rreth 22%. Sipas tij, programet e trajnimit të rinjve do t’i japin një nxitje të rëndësishme sipërmarrjes, sidomos në formën e start up-eve, por edhe rritjes së punësimit.

Një nga problemet e aksesit në financë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme janë kapacitetet e dijes brenda ndërmarrjeve, që nga të planifikuarit duke balancuar risqet dhe benefitet që mund të ketë biznesi, që nga idetë teknologjike apo jo, që nga mënyra e të bërit plan biznesi, që nga kontabilizimi i të gjitha shtyllave, debive dhe kredive, që duket sikur janë të thjeshta por për ndërmarrjen e vogël i humbasin mundësinë për të pasur akses në financë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



BSH: Vrulli i shtrenjtimeve ka ndalur

Kur do ulen çmimet e apartamenteve?

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

Një problem shqetësues po shfaqet në gjithë Europën)

Korrupsioni, Kosova shumë më mirë se Serbia dhe Shqipëria