MENU
klinika

‘’Fake News’’

Akademia Marubi, mediat online dhe e vërteta

18.09.2018 - 17:07

Në orën 11, në ambientet e Pallatit të Kongreseve në ‘’Europa House’’, në vazhdën e programit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të organizuar nga Akademia Marubi u zhvillua seminari për mediat online mbi të vërtëtën dhe fenomenin e ‘’Fake news’’.

Debati që në qendër të tij kishte të drejtat e njeriut dhe rolin e medias për të vërtetën u zhvillua nga përfaqësuesit e festivalit regjizorit Kujtim Çashku, përfaqësuesve të organizatës të të drejtave të njeriut në Shqipëri, Elsa Ballauri Drejtore e Organizatës për të Drejtat e Njeriut që ishte dhe drejtuese e debatit, përfaqësues të mediave si Gjergj Erëbara gazetar i BIRN-it, apo Përfaqësues të organizatës së mediave z. Aleksandër Çipa, kreu i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), përfaqësuese të mediave në Ballkan, të të Drejtave të Njeriut nga OSBE dhe përfaqësuesve të tjerë.

U vu re mungesa e administratorëve të mediave. Megjithëse këta ishin të ftuar, ata nuk erdhën. Tema e këtij seminari lidhej me mediat dhe sidomos mediat online dhe rolin që kanë këto mediat në përçimin e së vërtetës.

Në të gjithë seminarin  znj. Kaimaki përfaqësuese e të drejtave të njeriut nga OSBE vuri theksin në një çështje shumë të debatuar në gjithë shoqërinë globale.

Fenomenit të ‘’Fake news’’ dhe një sërë rrjedhojash që lindin nga shtrembërimit të jetës mediatike me punonjësit e mediave, pronarët, censurën, autocensurën, shtrembërimi i fakteve, dizinformimit, raportit të të njeriut me informimin, në raportin komunikues me tjetrin, dhe përfshirjen në të, në raportin me prodhimin e kuptimit dhe të domethënieve, tregut global të ideve dhe rolit që zënë mediat online në gjithë këtë panoramë shumëngjyrëshe të problematikave të ditëve tona.

Si fillim u diskutua rreth pavarësisë së mediave dhe pronarëve të tyre. Problemin e mediave me qeveritë, atë çfarë duan njëra-tjetra dhe raporti i tyre me propagandën.

Stisja e informacionit të një medie në median tjetër që imitojnë dhe që sjell detyrimisht fenomenin e ‘’Fake news të ripërsëritshëm nga shumë media online.

Nga një anë ne si individë dhe si shoqëri krijojmë media, dhe ky dizinformim sjell krizën e besimit tek këto media që është një fenomen global me shtimin e informacionin në Internet.

Ne e kemi krijuar këtë problem dhe ky problem ka të bëjë tashmë me ‘’Lirinë’’ dhe me qeveritë që sillen me mediat si duan.

Znj. Valia Kaimaki vuri theksin edhe te veprimi i shoqërisë për ndreqjen dhe rregullimin e aspekteve sociale në këtë problematikë që ka shhtrëmbëruar informacionet që duam.

Kujtim Çashku shtiu vëmendjen nga ana tjetër tek Privatësia, mënyrat e shtrembërimit të interpretimit, raportin që zë video dhe piktura midis njeriut dhe informacionit. Ndryshimin e konceptit të tyre.

Më në vazhdim u ritkhye problemi mbi qeveritë dhe politikanët, që krijojnë një mekanizëm të shumtë informacioni të pjesshëm, të zhdrejtë në intreres të vetvetes. Edhe në Shqipëri qeveritë dhe politika i imponon mediat dhe i kompromenton ato.

Gjergj Erëbara gjithashtu vuri theksin përsëri te dizinformacioni dhe tek Gazetarët. Ai gjithashtu shtoi se hidhen para të shumta dhe të ardhura nga korrupsioni. Ai shtoi dy aspekte, aspektin teorik dhe aspektin praktik.

Raporti i pronarëve të mediave me oligopolet dhe monopolet në media sipas tij krijojnë një shqetësim të madh për pejizazhin e informacionit në Shqipëri dhe për rolin që luan ky informacion në zhdrejtësimin apo informimin e qytetarëve.

Në lidhje me këtë informim dhe mbi rëndësinë e informacionit Elsa Ballauri vuri vëmendjen tek lidhja e fshehtë e grupeve që detyrimisht të shpie te sistemi dhe tek politika që e mbron atë, por kjo është në dëm të gazetarëve që krijon mbyllje në vetvete dhe të qytetarëve në marrjen e të vërtetave apo lajmeve të fabrikuara si të vërteta.

Znj. Kaimaki ritheksoi çështjen e shtrembërimit dhe të veprimit, çfarë duhet të bëjmë në këtë situatë dhe si moment të dytë, ç’mund të bëjë shoqëria për ta ndryshuar këtë realitet. Kompanitë e mëdha në Amerikë gjithashtu janë promovuese të ‘’Fake news’’.

Aleksandër Çipa në fjalën e tij tha se është një nga çështjet më të rëndësishme në kohët e sotme. Një nga çështjet më të rëndësishme janë vakumet e krijuara ligjore në fushën e mediave online.

Organizata e tij e shikon këtë ekzistencë të fortë në Shqipëri, raporti i së vërtetës dhe së gënjeshtrës është imediat për t’u trajtuar. Sipas tij nga statistikat ka një bollëk të mediave online që arrin në 800 të tilla dhe kjo situatë sipas tij çon në anarki.

Ka dhe situatë që e marrim lajmin të vërtetë dhe këtë e servirim për audiencat si të rremë. Në një situatë tjetër ai vuri theksin mbi këto lajme të rreme që kishin rënë dhe mbi atë vetë. Edhe në këtë rast asnjë media nuk u mor me verifikimin e informacionit kur dhe ai ishte vetë gazetar, por lajmi u qarkullua në të gjitha mediat online.

Pra verifikimi i faktit tejkalohet nga gazetarët dhe mediat online sot tha ai. Në një rast tjetër ku 12 gazetarë Shqiptarë kërkojnë Azil jashtë dhe 34 gazetarë janë emigrantë, mediat online e servirën lajmin sikur 46 gazetarë kërkonin azil jashtë shtetit.

Nuk ka editor dhe një verifikim të thelluar të lajmeve, dhe kjo nga portalet online më të rëndësishme në Shqipëri.

Këtu dhe sipas eksperiencës së tij si gazetar fillon anormaliteti i fenomenit. Në lidhje me këtë çështje Elsa Ballauri vuri në dukje se më shumë prodhohet show sesa lajm, kemi mungesë të bashkëpunimit sipas saj dhe izolim mediash, por më e rëndësishmja ata të reagimit ndaj këtyre fenomeneve.

Të ftuar të tjerë shtuan rëndësinë që ka raporti profesional në komunikim, etika në media dhe mënyra sesi ne respektojmë njëri-tjetrin si individë, si profesional në fushën e mediave dhe si Shoqëri.

Përfaqësues të të drejtave të njeriut vunë në dukje problemin e censurës dhe autocensurës së krijuar nga gazetarët në këtë ambient ku sistemi privilegjon më të fortit dhe orientohet nga politika. Nismat ligjore janë më të rëndësishmet sipas tyre.

Në fund organizatori i këtij seminari vuri në dukje raportin që zë njeriu në edukimin social, midis informimit, formimit dhe komunikimit, midis realiteteve fizike që po lihet nga pak mënjanë dhe një realieti gjigand që po lind nga virtualiteti, ai i informacionit global vitual si ‘’google brain’’ dhe mënyrës sesi individi dhe shoqëria duhet të kuptojë të vertëtën. Ky realitet global do nisma të reja.

Në lidhje me këtë temë seminari u shfaq një film i shkurtër për të kuptuar rëndësinë e informacionit mbi individin, shoqërinë dhe realietin që mbiprodhon më shumë lajme të pakontrollueshme dhe  si mund të reagojnë njerëzit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB