MENU
klinika

Njoftimi

Aksidentohet me makinë deputeti i PS, Taulant Balla

21.09.2018 - 18:59

Deputeti i PS, Taulant Balla në një postim në Instagram ka njoftuar se është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme.

Balla thotë se ishte nisur drejt Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte është përfshirë në një aksident automobilistik, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Me ironi ai shton që për aksidentin të njoftohet edhe “qytetari digjital”.

Rrugës për në Shkodër #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT , makina u përfshi në një aksident rrugor. Shyqyr të gjithë mirë. Të njoftohet edhe “qytetari digjital”-shkruan Balla në rrjetet sociale.