MENU
klinika

Nga Denis Dyrnjaja

Alfabeti pa Ë dhe pa Ç, nga 36 në 34 shkronja

01.09.2018 - 12:32

Prej vitesh në përdorimin e gjuhës së shkruar, shpesh edhe në institucione zyrtare të të gjitha niveleve gjen rëndom shkresa që nuk përdorin më shkronja Ë-ë dhe shkronja Ç-ç.

Ato janë zëvendësuar në mënyrë masive dhe rutinore me shkronjat E-e dhe C-c. Situata drejtshkrimore dhe gjuhësore bëhet më skandaloze, kur konstaton gjerësisht se burimi info/kulturor, sikurse është media dhe gazetarët apo raporterët televizivë në mënyrë masive nuk kanë as kujdesin më minimal për të shkruar një gjuhë korrekte dhe të plotë.

Ky është produkti i një sistemi arsimor sipërfaqësor që falë neglizhencës, paaftësisë të kombinuar me papërgjegjshmërinë, po prodhojnë deformimin e gjuhës zyrtare. Në institucione shtetërore dhe në media duhet implementuar në mënyrë të domosdoshme korrektuesi letrar, që duhet t’i japë miratimin final gjuhësor çdo dokumenti ose shkrese apo materiali mediatik. Po na shohin sytë thagma gjuhësore, tjetërsim dhe përçudnim të shqipes dhe alfabetit dhe këtë po e pranojmë si normalitet. Katedrat e gjuhësisë në shkolla që nga ato 9 vjeçare, të mesme dhe të larta duhet të reagojnë të parat në ruajtje të standardeve gjuhësore. Ndryshimet vulgare të alfabetit janë një atentat i rëndë ndaj gjuhës, që konsiderohet vlerë, kulturë bazike dhe dinjitet për një shtet.

Nga mënyra sesi trajton gjërat e vogla kupton si do të ndërtosh gjërat e mëdha. Mjafton të shohësh si po sillemi me gjuhën, për të kuptuar sesi do të ndërtojmë dhe do të jetë e ardhmja!

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!

Pesë ditë pas shkarkimit të Abigeila Voshtinës

Aulon Naçi emërohet drejtor i ri i TKOB