Këtë shtator ai mbushi plot 60 vjeç.
Andrea Bocelli, ky ambasador i këngës italiane në botë që me interpretimin e tij magjik shtang këdo.
Një aksident në moshën 12-të vjeçare e la plotësisht të verbër, megjithëse lindur me probleme të shikimit në vitin 1958 në Lajatico të Toskanës.
Asgjë nuk ndikoi tek Andrea për ta larguar nga pasioni i madh për muzikën.
Që i vogël ai admironte muzikën operistike dhe tenorët Italian si Del Monaco, Gigli e veçanërisht Franco Corelli.
Pasi mbaroi shkollën e mesme, Bocelli shkon në Piza ku diplomohet në shkencat juridike. Përgjatë kësaj kohe ai këndon ne piano bare pjesë të njohura nga Sinatra, Aznavour dhe Piaf.
Pasi mëson se Franco Corelli idhulli tij i vogëlisë, jepte leksione në Torino ai shkon ta takojë dhe bëhet student i tij.
Kështu, i nxitur nga maestro, Bocelli i dedikohet tërësisht muzikës duke e lënë në mes karrieren juridike.
Tashmë e priste rruga e gjatë e artit. Ishte viti 1992 kur u ftua nga Zucchero, për të kënduar sëbashku këngën e njohur “Miserere”.
” Herën e parë që pashë Zucchero-n, një yll që në imagjinatën time prej djaloshi duhej të ishte në kulm të nxënësisë- është shprehur ai, u çudita pasi mësova se ishte një njeri problematik dhe i palumtur.
Dhe pas shumë kohësh arrita të kuptoj pse-në. Fama të shqetëson shumë. Edhe mua më krijon të njëjtën ndjesi”.
Në vitin 1993 takon presidenten e Sugar, një prej kompanive më të mëdha të muzikes e cila e ndihmon të marri pjesë në festivalin Sanremo, prej ku pati një sukses të menjëhershëm.
Në vitin 1996 bashkë me Sarah Brightman këndon “Time To Say Goodbye” këngë e cila tërheq vemendjen e publikut europian. Kjo këngë bëhet hit në disa vende dhe ne Gjermani thyen rekord duke u bërë kenga me e shitur në gjithë kohën.
Bocelli vendos mos i ndahet këtij viti dhe kështu, nxjerr albumin “Romanza”.
Albumet e tij “Viaggio Italiano”(1995) dhe “Arie”(1998) mbeten një sukses më shumë në muziken e tij qe tani është një fenomen internacional.
Gjithashtu, vlen të theksohet lidhja e tij me letërsinë (veçanërisht ruse dhe franceze).
Pamvarësisht nga sfidat e jetes Bocelli, mbetet një njeri optimist duke bërë të tijen thënien e novelistit të famshëm francez Antoine de Saint-Exupéry: “Njeriu shikon qartë vetëm permes zemrës”.