MENU
klinika

Rama në Twitter

“Arrestimi i Rrajës një truk”, reagon Rama ndaj akuzave të PD-së

30.09.2018 - 21:18

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos qëndrojë në heshtje pas deklaratës së PD lidhur me arrestimin e djalit të deputetit të PS, Rrahman Rrahja.

Rexhep Rraja u arrestua ditën e sotme nga Policia e Krujës, nën akuzën për dhunimin dhe përndjekjen e Xhisiela Malokut.

Pas arrestimit menjëherë ka reaguar dhe Partia Demokratike e cila  e konsideroi arrestimin e djalit të deputetit si një truk për të mbyllur skandalin.

edi rama konica.al
edi rama konica.al

Lidhur me këto të fundit Rama ka vendosur të kundërpërgjigjet me anë të një shkrimi në Twitter, ku thotë se opozita hedh baltë dhe nuk thotë asnjë fjalë mbështetje për Prokurorinë.

Statusi i plotë i kryeministrit:

“E kanë kapur vajzën si të ishte një dru për të shembur portën dhe vijojnë me yryshin e politikës së tyre të dëshpëruar. Asnjë fjalë mbështetjeje për prokurorinë. Përkundrazi, veç baltë pa asnjë fre tanimë. Edhe njëherë shqiptarët e bëjnë qartë dallimin #eGjithëVëmendjapërVajzën”.

rama konica.al
rama konica.al