MENU
klinika

Largimet masive

Arsimi profesional, si të largoheni nga Shqipëria

21.09.2018 - 13:48

Çdo ditë e më shumë, dhjetra të rinj po largohen nga Shkodra për një jetë më të mirë në shtetet e tjera.

Shkollat raportojnë për më pak student, po ashtu universitetet, ndërsa arsimi profesional dhe qendrat e formimit profesional të ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, që deri dje vuanin për nxënës, sot kanë një rritje të interesit të të rinjve. Arsyeja është të marrin diplomat që njihen në të gjitha vëndet e Bashkimit Europian dhe të largohen. Drejtori i shkollës Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat, Ruzhdi Kapedani tregon se të rinjtë sapo arsimohen aty emigrojnë:

“Falë marreveshjes së arritur nga qeveria shqiptare, çertifikatat dhe diplomat tona njihen në çdo vend të Bashkimit Europian. Pasi studentet perfundojnë studimet në shkollën tonë, ata pajisen me çertifikaten e niveleve dhe me diplomen në gjuhën angleze. Më to, ata shkojnë dhe regjistrohen në Gjermani dhe Itali kryesisht. Behet fjalë për dhjetra të rinj dhe jo pak”.

Në këtë shkollë ofrohen, studime në degët e Veterinarisë, Teknologjisë Ushqimore dhe Bujqësisë. Mundësia për nje jetë më të mirë jashtë Shqipërise ka shtyrë edhe Bepinin nga Puka që të nisë studimet në këtë shkollë.

“E provova emigrimin me azil sëbashku me familjen time në Gjermani dhe na kthyen pas. Duhet një zanat, një arsim profesional që njihet në botë për të marrë lejeqendrim dhe të drejtë pune. Prandaj u regjistrova në këtë shkollë ku ka edhe konvikt dhe pas përfundimit do të aplikoj serish për në Gjermani”.

Ndërkohe pranë Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Shkodër vetem gjatë muajve të fundit, numri i të rinjve që kanë aplikuar për tu regjistruar në një kurs profesional ka kaluar në mbi 150. Brenda 3 ose 4 muajsh, një përson mund të pajiset me një çertifikatë që i njihet jo vetem në Bashkimin Europian por edhe në Amerike dhe Kanada. Drejtuesit tregojnë se interes të lartë ka për këto degë:

“Në kurset për hidraulik, elektriçist, për panele diellore apo për riparim të pajisjeve ngrohëse dhe ftohëse jemi detyruar të shtojmë personelin. Ka dhjetra të rinj që kanë aplikuar dhe janë në pritje për të filluar kursin. Edhe në kursin e gjermanishtes ka shumë kërkesa.”

Ervisi dhe Arbana janë martuar vetem pak muaj më parë dhe janë në përfundim të kursit të Gjermanishtes:

“Jemi në përfundim të kursit dhe jemi shumë të lumtur. Me diplomen e gjuhës dhe falë të afermve tanë në Gjermani do të marrim vizen.Më në fund do të ikim”

Në Shkodër nuk ka një shifër ekzakte për largimin e të rinjve por qyteti çdo ditë e me shumë po braktiset. Largimi mbetet ëndrra e çdo të riu.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Forcat xheniere në vendin e ngjarjes

Alarm për bombë në burgun e sigurisë së Burrelit

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin

Largohen edhe 50 punonjës italianë

Boshatisen qendrat në Shëngjin e Gjadër

"Lejuan personin ‘misterioz’ të largohej, nuk kryen…"

Masakra në Dobraç/ AMP akuzë efektivëve në Shkodër