MENU
klinika

Kolonia e Piktorëve

Arti bën bashkë Ballkanin në Ulqin

14.09.2018 - 15:17

Në një kohë që në Ballkan, debatohet për kufinjte mes shteteve, 40 piktorë ballkanas si nga Shqiperia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Kroacia bëjnë thirrje për ta kolonizuar këtë rajon me art dhe kulture. Ky grupim artistësh që tashmë njihet si “Kolonia e Piktorëve”, nisi edhe këtë vit turin artistik të titulluar “Ulqini në Telajo”. Për disa ditë me radhë, piktorët do të jenë dekori i paqes dhe artit, duke dhenë një mesazh domethenes për të gjithë Ballkanin.

“Jemi ne artistët të cilët duhet të krijojmë ura bashkëpunimi dhe paqeje. Mikpritja këtu është fantastike nga miqte e mi shqiptar dhe kështu duhet të jëtë edhe në Beograd dhe kudo. Le të bëjmë gjëra të bukura me artin dhe le të jëtë i gjithë ballkani bashkë. Këmi nevojë për art dhe kulturë e jo luftë dhe politike” shprehet piktori nga Serbia Mlladen Stankoviç.

“Ballkani duhet të jetë pa kufi. Gjërat e së kaluarës i përkasin së kaluarës. Le të bashkohemi me artin, të njihemi, të harrojmë urrejtjen dhe të duam njëri – tjetrin” ishte mesazhi që përcolli në këtë mbrëmje piktori nga Kosova, Veli Blakçori.

Kolonia e Piktorëve të Ballkanit do të qendrojë në Ulqin deri ditën e dielë me daten 16 shtator.

Përgatiti: E.B.