MENU
klinika

Arsimi neglizhon masat

Asnjë masë kundër zjarrit në shkollat e Gjirokastrës

21.09.2018 - 11:07

Në Gjirokastër shumica e institucioneve arsimore, kryesisht shkollat 9-vjeçare, nuk kanë respektuar rregullat për tu pajisur me vendosjen dhe pajisjen e mjeteve kundër zjarrit. Akoma më keq në vendosjen e hidranteve të ujit.

Në këtë konkluzion kanë arritur specialistët pranë repartit zjarrfikës së këtij qyteti. Sipas specialistit Vasil Çekani,gjatë stinës së verës nuk është marrë asnjë masë në këtë drejtim pavarësisht proçesverbale te lëna.

Gjatë sezonit të kaluar kemi kryer disa kontrolle dhe kemi lënë proçesberbalet përkatës.Ne si specialistë dhe efektivë të këtij reparti kemi kryer edhe demostrime pranë këtyre ambjente se si duhet të reagojnë nxënësit në raste emergjencash,por sot po shohim se asgjë nuk ka ndryshuar,e për të mos folur më tej mbi daljen e emergjencës që për fat të keq nuk e ka asnjë shkollë”– tha ai.

Lidhur mbi këtë problem Çekani thotë se i është drejtuar një proçesverbal zyrtar edhe Agjensisë përkatëse pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Gjirokastër, por deri tani nuk ka asnjë përgjigje.

Shumica e shkollave në Gjirokastër ndodhen në brendësi të zonës muzeale, pikërisht në ato rrugica ku automjetet e repartit të shërbimit zjarrëfikës e kanë pothuajse të pamundur qarkullimin, ndaj dhe vendosja e hidrantëve është një domosdoshmëri dhe një faktor kryesor ndërhyrje në rast të ndonjë emergjence që mund të ketë pasoja fatale, kjo bazuar në infrastrukturën që ka ky qytet, stilin e ndërtimit të banesave ,por edhe afërsisë tyre me njera-tjera.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë