MENU
klinika

Mrekulli

Avioni rrëzohet në oqean, shpëtojnë të gjithë pasagjerët!

28.09.2018 - 10:18

Një ngjarje e ngjashme me atë në lumin Hudson në Nju Jork ka ndodhur këtë të premte në një ishull të vogël pranë Papua New Guinea, në Paqësor.

Një avion me 47 persona në bord nuk arriti të bënte një ulje të sigurt në pistën e ishullit dhe përfundoi i zhytur në oqean.

Vendasit nxituan menjëherë në drejtim të avionit me varka dhe bën mrekullinë, duke arritur t’i shpëtojnë të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Një ngjarje e tmerrshme, por me një fund të lumtur, po ashtu si ajo në lumin Hudson në Nju Jork, kur “Flight 1549”, më 15 janar 2009, me 155 pasagjerë në bord, u ul në lum. Për 4 minuta tmerruese jetët e tyre ishin në fije të perit, ndërsa avioni i tyre po binte në ujërat e ftohta të lumit Hudson në New York me një shpejtësi prej 240 km për orë.

Ata mbijetuan falë manovrimit të shpejtë të pilotit Chesley ‘Sully’ Sullenberger. Historia e tij së fundmi është realizuar në filmin “Sully”.

Tani na mbetet të presim nëse edhe ky rast i fundit do të jetë i denjë për realizimin e një filmi.