MENU
klinika

Ngërçi në drejtësi

Balla: Vettingu po çliron drejtësinë nga kapja 26-vjeçare

23.09.2018 - 18:35

Në vijim të bashkëpunimit të shkëlqyer me Fondacion gjerman “Friedrich Stiftung” gjatë fundjavës u zhvillua kursi trajnues me drejtuesit e FRESSH, në kuadër të fushatës “Partia Socialiste e Hapur për Ty”.

I pranishëm në këtë trajnim Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se Politika bëhet edhe më pak interesante për të rinjtë teksa dëgjojnë çdo ditë akuza të pavërteta dhe përbaltje.

vettingu

Sipas Ballës drejtuesve të opozitës aktuale i janë prekur plot interesa në sistemin e vjetër të drejtësisë, sepse vetting-u në drejtësi po çliron drejtësinë nga kapja 26 vjeçare. Institucionet e drejtësisë së re fillojnë shumë shpejt, përmes tyre edhe vetting-u në politikë.

Në përfundim të fjalës së tij Balla theksoi se politika është një fuqi që mund të bëjë shumë mirë dhe për këtë sipas tij duhet të angazhojmë sa më shumë të rinj në Partinë Socialiste e t’ju japim mundësinë të kontribojnë për Shqipërinë që Duam.