MENU
klinika

Ndryshimi i orës

BE merrr vendimin, ja kur do t’i jepet fund ndryshimit të akrepave

16.09.2018 - 15:36

Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

Megjithëse një vendim i shumëpritur dhe i votuar nga shumë shtetas europianë në një sondazh të pak muajve më parë, ekziston ende frika se Europa mund të përfshihet nga kaosi i zonave të ndryshme orare.

Të premten, Komisionerja europiane për Transportin, Violeta Bulc njoftoi se BE-ja do të ndalet së ndryshuari akrepat e orës në mbarë kontinentin në tetor të vitit 2019.

Praktika, e cila synonte të kursente energji që prej kohës së Luftrave Botërore dhe krizës së naftës së viteve ’70, u bë ligj anembanë bllokut në vitin 1996

Të gjitha vendet e BE-së duhej të avanconin me 60 minuta akrepat në të dielën e fundit të marsit, e më pas të kthenin 60 minuta më herët të dielën e fundit të tetorit.

Tashmë, Bulc ka thënë se shtetet anëtare kanë kohë deri në prill të vitit 2019 për të vendosur nëse do të qëndrojnë përfundimisht me orarin e marsit apo të tetorit.