MENU
klinika

S’i harron rrënjët

Bebe Rexha argëtohet me muzikë shqiptare

17.09.2018 - 20:12

Pak ditë më parë, mori vëmendjen e mediave shqiptare pasi publikoi një video e veshur si një e moshuar ndërsa fliste shqip në dialekt, ndërsa tashmë Bebe Rexha argëtohet me muzikë shqiptare.

Ajo ka publikuar në “InstaStory” një video të vëllait të saj, Florentit, dhe kushëririt të saj, ku shfaqen duke kërcyer nën tingujt e këngës shqipe pranë pishinës.

Bebe Rexha

Gepostet von N’Rm I am Montag, 17. September 2018

Bebe Rexha mbajti koncert në Tiranë në tetor të vitit 2016, ndërsa hera e fundit kur ishte në Shqipëri, ishte vera e vitit 2017, ku së bashku me familjen erdhi për pushime.