MENU
klinika

S'ka mbaruar akoma...

Beteja e Idlibit/ Caktohen kufijtë e zonës së çmilitarizuar

22.09.2018 - 09:07

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha se “kufijtë konkretë” të zonës së çmilitarizuar janë përcaktuar tanimë për të ndihmuar në ndalimin e sulmeve.

Rusia dhe Turqia ranë dakord mbi kufijtë e zonës së çmilitarizuar rreth Idlibit të Sirisë, pjesë e një marrëveshjeje që synonte parandalimin e një sulmi ushtarak mbi pikën e fundit të kalimit të rebelëve, tha diplomati më i lartë i Rusisë.

Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov bëri të ditur të premten se homologu i tij turk, Mevlut Cavusoglu dhe ai do të takohen në Nju Jork javën e ardhshme për të diskutuar më tej situatën në Siri.

” Ushtarakët e Rusisë dhe Turqisë u pajtuan për kufijtë konkretë të zonës së çmilitarizuar”, u tha Lavrov gazetarëve gjatë një vizite në Sarajevë.

Marrëveshja Rusi-Turqi i jep  banorëve të Idlib-it disi shpresë .

Moska tha se zona e çmilitarizuar do të ndihmonte në ndalimin e sulmeve nga Idlib mbi ushtrinë siriane dhe bazat ushtarake të Rusisë në rajon.

Të hënën, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ranë dakord për caktimin e zonës prej 15-20 km.

Siguria në zonë do të mbikëqyret nga kontingjentet turke dhe policia ushtarake ruse. Marrëveshja do të parandalojë veprimin ushtarak kundër Idlibit, tha ministri i mbrojtjes i Rusisë.

“Nga mesi i tetorit, të gjithë duhet të largohen nga kjo zonë e demilitarizuar, dhe të gjitha pajisjet e rënda ushtarake duhet të largohen nga atje,” tha Lavrov.

Cavusoglu tha se do të bashkohet me Lavrov dhe Zarif në një takim trepalësh mbi Sirinë në Nju Jork, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Rusia dhe Irani janë aleatët kryesorë të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, dhe po ndihmojnë qeverinë siriane të vendosë kontroll mbi pjesën më të madhe të territorit të vendit pas ndërhyrjes në konfliktin e vitit 2015.Turqia, megjithatë, mbështet opozitën që kërkon të rrëzojë udhëheqësin sirian. Ajo ka thënë se një ofensivë kundër rebelëve mund të shkaktojë një eksod masiv drejt kufirit të saj.

Në Idlib, protestat vazhdojnë në provincën e mbajtur nga rebelët duke bërë thirrje të ndalohen vrasjet, duke kërkuar heqjen e Asadit.

Ndërkohë, Jan Egeland, një zyrtar i ndihmës humanitare të OKB për Sirinë, paralajmëroi se ai ende sheh “mundësi të madhe për shtimin e luftimeve” në Idlib, pavarësisht marrëveshjes së fundit midis Rusisë dhe Turqisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Albert Çaçi

Beteja për Idlib-in