MENU

Kursi i këmbimit

Bie dollari, euro e qëndrueshme

06.09.2018 - 15:18

Kursi i këmbimit euro lek u shfaq i qëndrueshëm edhe gjatë ditës së enjte. Euro shënoi një rritje të papërfillshme në 126.41 lekë, nga 126.39 lekë që kishte qenë ditën e martë. Ndikimi i Bankës së Shqipërisë në tregun valutor duket se është i prekshëm, duke u reflektuar në një ecuri mjaft të qëndrueshme të kursit euro-lek.

Pas disa ditësh në rritje, dollari amerikan u zhvlerësua me gjysëm pike në kursin e këmbimit me lekun. Sipas Bankës së Shqipërisë, dollari u këmbye të enjten me 108.79 lekë. Në kah të kundërt lëvizi kursi i paundit. Monedha britanike fitoi rreth 0.7 pikë dhe u këmbye të enjten ne 140.68 lekë.