MENU
klinika

Pranimet në universitet

Bio-kimia me rekord regjistrimesh në Korçë

01.09.2018 - 13:51

Regjistrimet e kandidatëve fitues kanë nisur në të gjitha universitetet e vendit. Në Universitetin e Korçës “Fan Noli” ajo çka bie në sy është një fluks regjistrimesh në degën e bio-kimisë. Shifrat në 48 orët e fazës së parë të rregjistrimeve cilësohen si më të lartat e 5 viteve të fundit. Fabiola Braho, është një prej maturanteve të gjimnazit “Themistokli Germenj” që zgjodhi pikërisht të vazhdonte studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Natyrore, në degën bio-kimi të Universitetit të Korçës.

Po kjo degë ka qenë edhe në preferencat e matuantëve të gjimnazit “Ymer Dishniça”, një prej të cilëve, Florida Shkembi e cilëson si fryt të punës gjatë gjimnazit. “E kam dashur gjithmonë dhe ishte e vetmja që zgjodha. Kisha pak pasiguri gjatë fazes së parë të aplikimit, por jam e lumtur që ia dola të arrija degën e preferuar.”- tregon Florida.

Teksa maturanti i gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, Dhimitër Zguro që është shpallur fitues në një sëri fakultetesh në Tiranë, midis të cilëvë zgjodhi atë të Drejtësisë, që e ëndërrontë në vegjëli kur dilte nga zyra e babait të tij. “Hyjnesha Themis nuk është vetëm simbol, por edhe rruga që çdo student duhet të ndjekë “, -thotë Dhimitri.

Megi Myftaraj nga po i njëjti gjimnaz zgjodhi të studionte në Univeristetin e Grenoblit në Francë në degën Inxhinieri Elektronike. Edhe pse e shpallur fituese në shumë degë të tjera në Shqiperi, Megi zgjodhi Grenoblin dhe Francën për mundësitë e shumta që mund t’I ofroheshin si ish –nxënëse e Liçeut Francez të Korçës. Këtë vit numri i maturantëvë nga qytetii Korçës është rritur nga 2017 me 12 % sipas të dhënave nga Drejtoria Arsimore e Korçës.

Përgatiti: L.S.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ekzekutuan 25-vjeçarin në Athinë

Gjykata e Korçës fundos dy autorët

Dy të vrarë dhe një e plagosur

Armët e gjahut “përgjakin” fundjavën

"Evitoni qarkullimin në këto orare!"

Nesër nis turi çiklistik, Policia thirrje qytetarëve