MENU
klinika

Bllokimi i rrugës ndaj Vuçiç

Thaçi apel: Të tregojmë kulturë

09.09.2018 - 11:56

Pas bllokimit të rrugës nga ana e banorëve dhe veteranëve të Drenicës, Presidenti Hashim Thaçi ka dalë kundër këtij vendimi, por edhe në të njëjtën kohë e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia ndaluar vizitën Vuçiç në Banjë të Skenderajt.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë. Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje”, ka shkruar Presidenti.

Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta. Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë. Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite. Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor”, ka shtuar ai.

Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit”.

Ndërkohë pak më parë polica e Kosovës ka ndaluar Vuçiçin të shkojë në Drenicë pas vendimit të Haradinaj. 

Pavarësisht ndalesës nga qeveria e Kosovës, pas protestave dhe bllokimit të rrugës nga qytetarët në Drenicë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic është nisur drejt Drenicës për të vizituar fshatin Banjë në Skënderaj, por është ndaluar rrugës nga policia e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, Policia e Kosovës e ka ndaluar automjetin në të cilin udhëton presidenti Vuçiç duke mos e lejuar të shkojë në Banjë.