MENU
klinika

Detajet

‘Blutë’ aksion në Fier, 5 në pranga për drogë

27.09.2018 - 11:43

Policia e Fierit ka ushtruar kontrolle të shumta në lokale nate, akse rrugore e ambiente të ndryshme në Fier, Patos e Roskovec në vijim të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”.

Në zbatim të këtij plani, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier të mbështetura nga FNSH Fier kanë kryer kontrolle të befasishme.

Policia e Fierit e mbështetur edhe nga FNSH kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në lokale nate, në ambiente të ndryshme dhe në akset rrugore të qytetit të Fierit, Patosit e Roskovecit.

Aksioni ka pasur për qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

“Si rezultat i kontrrolleve janë arrestuar 5 shtetas, 1 është proceduar në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po gjatë kontrolleve u shoqëruan për verifikim 13 persona kryesisht me precedent penal të dyshuar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike” dhe për “Vjedhje”.

Gjatë kontrolleve u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 4 shtetas të cilëve gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën doza lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa, konkretisht shtetasit:

•D.D, banues në Roskovec

•J.Ç, banues në Roskovec

•M.H, banues në Roskove

•O.V, banues në Patos.

Gjithashtu, u kap shtetasi i shpallur në kërkim:

•Petrit H., 27 vjeç, banues në Mallakastër për veprën penale “Vjedhje”.

Po në kuadër të kontrolleve të lokaleve, filloi procedimi penal për shtetasin:

• R.S, banues në Roskovec për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara” si edhe u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi S.R, për veprat penale “Vënie në dispozicion të lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Organizim i llotarive të palejuara”.

Policia thotë se kontrollet do vijojnë në gjithë Qarkun e Fierit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore