Këto janë 13 simptomat më të zakonshme të syrit tuaj.
Skuqje
Enët e gjakut në syrin tuaj mund të zgjerohen ose të plasin kur irritohen dhe infektohen. Është shumë e zakonshme dhe shpesh kalohet pa trajtim. Një lëndim, gërvishtje apo plagë në kornea mund të jetë më serioze. Kontrollohuni te mjeku juaj nëse ju dhemb syri, nëse nuk përmirësohet brenda një ose dy ditësh ose nëse keni vështirësi në të parë.
Djegie
Shpesh është një shenjë e syve të lodhur ose të irrituar, ndoshta nga ethet, pluhuri ose tymi. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e një grumbullimi të baktereve që shkaktojnë zbokth në qepalla ose sy të thatë. Një çështje më serioze është kornea e inflamuar e njohur edhe si keratiti.
Kore
Kur lotët thahen krijojnë një kore ngjitëse në sytë dhe në qerpikët tuaj. Një sasi e vogël kur zgjoheni është normale, por mund t’iu duhet të konsultoheni me një mjek nëse keni më shumë se zakonisht. Korja është e verdhë ose e gjelbër. Kanalet e bllokuar mund të çojnë në shtimin e lotëve dhe lëngjeve në sytë tuaj.
I thatë ose i irrituar
Sytë e irrituar shpesh shkaktohen nga alergjitë, medikamentet, veshja e lenteve të kontaktit, plakja, sëmundjet si artriti dhe nga përdorimi i kompjuterit. Pikat që hidhen në sy mund t’iu ndihmojnë. Ruhuni nga ato produkte të cilat e bëjnë syrin tuaj të lotojë.
Mos përdorni pika në rast se keni skuqje. Një tjetër mënyrë për t’u lehtësuar është që të vendosni një kompresë të ftohtë në sytë tuaj. Asnjëherë mos i fërkoni sytë e irrituar.
Sytë e ënjtur
Shpesh është e lehtë të kuptojmë se çfarë e shkakton këtë. Një alergji apo një infeksion ose inflamacion në qepalla, plagë në korne ose mavijosje e syrit. Në raste të rralla, mund të jenë probleme të tiroides. Shpesh ënjtja largohet vetë. Nëse zgjat më shumë se 24 orë ose nëse keni probleme me shikimin, menjëherë telefononi mjekun tuaj.
Lotim i syve
Lotët janë një gjë e mirë. Ata i mbajnë sytë me lagështi dhe ndihmojnë të nxjerrin jashtë trupat e huaj që gjenden në sy. Kur sytë tuaj lotojnë, kjo do të thotë që lotët tuaj po punojnë më shumë seç duhet.
Mund të jetë diçka që do të përfundojë ose mund të jetë një infeksion, prerje ose kanale të bllokuara. Ju duhet patjetër të konsultoheni me një mjek nëse sytë tuaj janë të lënduar, nëse keni vështirësi për të parë ose ndiheni sikur diçka është në syrin tuaj.
Dridhje
Lëvizjet e paqëllimshme të qepallës janë të zakonshme dhe mund të ndalin kur ju bëni më shumë pushim ose ulni sasinë e kafeinës. Keshillohuni me mjekun tuaj kur qepallat puliten pa ndonjë arsye (blefarospazmë) e cila mund të zgjasë me orë të tëra ose njëra anë e fytyrës tuaj tërhiqet (spazma hemifatike), shpesh duke filluar pranë syrit.
Një puçër
Mund të jetë e bezdisshme, por asnjëherë mos e shtrydhni. Ato janë të kuqe, si gunga të dhimbshme pranë syve ose nën qerpikët tuaj, të cilat janë shkaktuar nga bakteret. Lagni një garzë të pastër me ujë të ngrohtë, pastaj mbajeni atë në sy për rreth 10 deri në 15 minuta, tre deri në pesë herë në ditë.
‘Diçka’ në syrin tuaj
Mos i fërkoni sytë! Lotët gjithashtu do të lehtësojnë rrëshqitjen e qepallës mbi syrin tuaj në rast se diçka është e inflamuar. Një copë e lagur e ngrohtë në sytë tuaj mund të jetë qetësuese gjithashtu. Mund të jetë një infeksion, një korne e gërvishtur ose diçka tjetër për të cilën do t’iu duhet ndihmë.
E verdhë
Nëse e bardha e syrit tuaj duket e verdhë, atëherë është një shenjë që tregon se keni Verdhëzën. Kjo sëmundje e mëlçisë mund të jetë rezultat i hepatitit, abuzimit me alkoolin, gurëve të tëmthit dhe rrallë të kancerit.
Pika të verdha në sytë tuaj kanë shumë të ngjarë të jenë grumbullime të quajtura pinguecula (proteina, yndyra, ose kalcium) ose pterygium (indeve të mishit). Ju zakonisht nuk keni nevojë të merrni trajtim për këto nëse nuk ju shqetësojnë në shikimin tuaj.
Bebe syri me madhësi të çuditshme
Për shumicën e njerëzve, bebja e syrit rritet ose zvogëlohet për të kontrolluar se sa dritë hyn në sy. Por ndonjëherë duket sikur ajo ka mbetur e zgjeruar ose e zvogëluar ose të dy sytë nuk janë në të njëjtën madhësi. Këto efekte mund të jenë për shumë arsye, duke përfshirë dëmtimin e nervit, migrenat, medikamentet ose kirurgjinë e syve.
Sytë e kthyer
Kur sytë tuaj nuk janë në të njëjtin drejtim, ata dërgojnë imazhe të ndryshme në tru, i cili mëson të injorojë informacionin nga syri i dobët. Strabismus është prezent te 1 në 25 fëmijë. Ndonjëherë syzet do t’i ndihmojnë sytë të punojnë së bashku, megjithëse mund të jetë e nevojshme kirurgjia për të korrigjuar muskujt e pabalancuar të syve.
Qepalla të ulëta
Shumicën e rasteve, një qepallë që varet dhe qëndron në mënyrë të ulët dhe bllokon sytë tuaj mund të rregullohet me kirurgji kozmetike. Kur ajo shfaqet shpejt, mund të jetë një shenjë e tumorit në tru, sëmundjes së muskujve ose problemeve nervore. Nëse kjo rënie e qepallave ndodh shpesh atëherë telefononi menjëherë mjekun tuaj.