MENU
klinika

Joschka Fischer

Brexit dhe një rend i ri evropian…

29.09.2018 - 10:03

Që kur votuesit britanikë vendosën të largonin vendin e tyre nga Bashkimi Europian, debati i Brexit u përqendrua kryesisht në pasojat ekonomike të vendimit fatal. Por implikimet politike të Brexit që lidhen me rolin e Evropës në botë janë shumë më të rëndësishme.

Kanë mbetur vetëm disa muaj derisa Mbretëria e Bashkuar zyrtarisht të dalë nga Bashkimi Evropian. Deri më tani, debati rreth Brexit është përqendruar kryesisht tek ekonomia.

Nëse Britania e Madhe do të dalë nga blloku pa një marrëveshje të përbashkët daljeje, dëmet mund të jenë shumë të mëdha. Dhe, mesa shikojmë, vështirë se do të sigurohet një marrëveshje.

Një Brexit pa marrëveshje do të thotë se në orën 11:00 P.M. (GMT) më 29 mars 2019, përfundon anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në të gjitha traktatet e BE-së, si bashkimi doganor dhe tregu i vetëm, dhe marrëveshjet e tregtisë ndërkombëtare nga BE.

Do të kishte pasoja të mëdha për tregtinë e BE-së, dhe kaos në kufirin me Mbretërinë e Bashkuar. Por Brexit sigurisht që do të ketë pasoja politike gjithashtu.

BE-ja perceptohet kryesisht si një treg i përbashkët dhe bashkimi doganor. Por në thelb, është një projekt politik i bazuar në një ide specifike rreth sistemit evropian të shteteve.

Kjo ide, dhe jo çështja ekonomike, është arsyeja pse vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të lënë BE-në, me ose pa një marrëveshje dalëse, do të ketë një ndikim të thellë në rendin evropian të shekullit të njëzetë.

Ata britanikë që votuan për t’u larguar në referendumin e vitit 2016 nuk niseshin aspak nga ekonomia, por nga rimarrja e sovranitetit të plotë politik.

Ata e shohin Britaninë, si një fuqi globale gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë. Ndoshta për ta s’ka aspak rëndësi nëse Britania e Madhe është tani një fuqi jo aq e madhe evropiane, dhe ka më pak ose aspak shanse të bëhet një lojtar global, brenda apo jashtë BE-së.

Nëse pjesa tjetër e vendeve të kontinentit do të ndiqte shembullin britanik, BE do të shpërbëhej. Secili vend do të luftonte për epërsi dhe vazhdimisht do të kontrollonin ambiciet e njëri-tjetrit.

Në kushte të tilla, Europa, e ndarë midis Transatlantizmit dhe Eurazianizmit, do të bëhej pre e lehtë për fuqitë e mëdha joeuropiane të shekullit të njëzet e një.

Në një skenar më të keq, Evropa madje mund të bëhej arenë për luftën e fuqive më të mëdha. Evropianët nuk do ta përcaktojnë më vetë të ardhmen e tyre, fati i tyre do të përcaktohej nga dikush tjetër.

Evropa pësoi rënie në shekullin e nëntëmbëdhjetë, pasi doli nga Lufta Tridhjetëvjeçare (1618-1648). Sistemi mesjetar që e parapriu atë, bazuar tek kisha dhe perandoria universale, u zhduk me Reformacionin. Pas një sërë luftërash fetare ai sistem u zëvendësua nga sistemi i shteteve sovrane.

Gjatë shekujve të ardhshëm, Evropa drejtonte botën, dhe vetë Britania ishte fuqia dominuese evropiane. Megjithatë, sistemi u shkatërrua nga dy luftërat botërore të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë , të dyja luftëra evropiane për dominim botëror. Kur lufta mbaroi në vitin 1945, evropianët, madje edhe fitimtarët, kishin humbur efektivisht sovranitetin e tyre. Sistemi i deriatëhershëm i zëvendësua nga rendi bipolar i Luftës së Ftohtë, ku sovraniteti i përkiste dy fuqive bërthamore jo-evropiane: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik.

BE u konceptua si një përpjekje për të rifituar sovranitetin evropian në mënyrë paqësore, duke bashkuar interesat kombëtare të shteteve evropiane.

Qëllimi i kësaj përpjekjeje ka qenë gjithmonë të parandalojë rikthimin në sistemin e vjetër, ku mbizotëronin rivalitetet për pushtet. Çelësi i suksesit ka qenë një sistem kontinental i bazuar në integrimin ekonomik, politik dhe ligjor.

Brexit e ka implikuar këtë proces. Gjatë negociatave të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, një problem i vjetër është ringjallur: çështja irlandeze.

Evropianët duhet ta shohin çështjen irlandeze me kujdes, sepse ekziston mundësia që konflikte të tilla si ato të katolikëve me protestantët dikur, të rikthehen në kontinent.

Një rend i ri botëror po vjen, dhe do të përqendrohet në Paqësor, jo në Atlantik.

Europa ka një dhe vetëm një mundësi për të menaxhuar këtë tranzicion historik. Vendet e vjetra evropiane duhet të jenë të bashkuar. Edhe nëse do të jenë, arritja e sovranitetit evropian do të kërkojë shumë përpjekje, vullnet politik dhe zgjuarsi.

Dëshira t’u rikthyer në të kaluarën lavdishme është gjëja e fundit që do t’i ndihmojë evropianëve të përballen me sfidën. E kaluara, nga vetë natyra e saj, ka mbaruar. Me apo pa Mbretërinë e Bashkuar, Evropa duhet të shohë nga e ardhmja.  

Joschka Fischer

Joschka Fischer ishte Ministri i Jashtëm dhe Zëvendës Kancelari gjerman nga 1998-2005, ka mbështetetur fort Gjermanisë për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, dhe më pas kundërshtimin e saj ndaj luftës në Irak. Fischer hyri në politikë pas pjesëmarrjes në protestat e viteve 1960 dhe 1970 dhe luajti një rol kyç në themelimin e Partisë së Gjelbër të Gjermanisë, të cilën e udhëhoqi për pothuajse dy dekada.