MENU
klinika

Prapaskenat

Bruksel, dështon dialogu midis Thaçit dhe Vuçiçit

07.09.2018 - 19:49

Ditën e sotme, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homlogu i tij serb, Aleksander Vuçiç, u gjendën në Bruksel për të dialoguar në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve.

Ky takim do të monitorohej dhe do të ndiqej edhe nga diplomatët e huaj, ku një prej tyre shkruan agjencia e lajmeve Reuters, ka rrëfyer se si ka qenë ecuria e këtij takimi.

Sipas tij, të dy presidentët kanë refuzuar që të flasin me njëri tjetrin në momentin që po bëheshin përgatitjet për fillimin e takimit me krerët e lartë të BE-së.

Më tej ai ka shpjeguar dhe përpjekjet e Federica Mogherinit që dialogu të vazhdonte patjetër.

“ Ata e detyruan Mogherinin që t’i takonte ndarazi disa herë, vetëm në mënyrë që të mos dështonte takimi dhe të vazhdonte dialogu”, ka thënë ai.

“ Gjithçka shkoi gabim sot, ata nuk u takuan. Gjithçka u shndërrua në një dramë”, ka shtuar diplomati i BE-së, i cili thotë se nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi atë thyerje ndërmjet dy presidentëve.

Ndërkohë edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se do të kërkojë përsëri një takim midis dy liderave të vendit, nga fundi i shtatorit.

Siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters, dështimi për një takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit tregon një reflektim të dy palëve ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, që u kundërshtua nga Gjermania, tregon diplomati i BE-së.