Briken Calja nuk ka rivalë në Shqipëri në peshën e vet dhe këtë e ka treguar edhe pasditen e sotme në ambientet e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ku është zhvilluar kampionati i 70 kombëtar i Peshëngritjes.
Kampionati i trefishtë i Europës, Briken Calja, ka marrë pjesë duke garuar në peshën 73 kg. Ai e mbylli dygarëshin me peshën 325 kg.
Në shkëputje ngriti 148 kg, ndërsa në shtytje 177 kg. Kështu Briken Calja u shpall Kampion Kombëtar në peshën e 73 kg, duke u shpallur edhe si “Peshëngritësi i Turneut”.
Para nisjes së këtij evenimenti, Briken Calja është vlerësuar edhe me një çmim mirënjohje nga FSHP, për rezultatet e larta të arritura gjatë garave ndërkombëtare dhe atyre kombëtare.
Sportisti tjetër i talentuar, Daniel Godelli, garoi në peshën 81 kg, ndërsa Erkand Qerimaj vendosi të tërhiqet nga gara në pa e nisur atë.
Në përfundim të këtij kampionati u dhanë dhe kupat për peshëngritësit dhe ekipet fituese të çdo kategorie në këtë turne. Sportistja më e mirë femër u shpall Shqiponja Brahja, e cila ngriti 252.54 kg.
Në rang ekipor, Tirana zuri vendin e parë për femra në këtë turne, duke grumbulluar 394 pikë. Në vend të dytë u rendit Teuta me 252 pikë, ndërsa podiumin e ekipeve e mbyll Elbasani me vendin e tretë, duke grumbulluar 214 pikë.