Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj kanë bërë një deklaratë të përbashkët duke thënë se ata kanë besim të plotë në raportin e policisë në Mbretërinë e Bashkuar që ka arritur në përfundimin se Skripalët u helmuan nga inteligjenca ushtarake ruse në një operacion “pothuajse me siguri të miratuar në një nivel të lartë qeveritar”.
Të enjten, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce përsëriti pretendimin e Londrës se ka “dëshmi të qarta” të përfshirjes së Rusisë në komplotin e marsit për të helmuar ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia në qytetin jugor anglez të Salisbury.
Duke konfirmuar se Londra ka lëshuar urdhër arresti evropian kundër të dyshuarve, të cilët Policia Metropolitane dyshon se janë shtetas rusë, Pierce tha se Britania e Madhe tani do të konsultohet me aleatët rreth lëvizjeve të saj të ardhshme, duke nënkuptuar se këto mund të përfshijnë sanksione të reja kundër Rusisë.
Shtetet e Bashkuara, Franca, Suedia, Polonia dhe Hollanda shprehën mbështetjen e tyre të qartë për aleatët e tyre britanikë në takimin e Këshillit të Sigurimit të enjten.
Ambasadori i SHBA Nikki Haley theksoi solidaritetin e Uashingtonit me Londrën dhe përsëriti se përgjigja e SHBA ndaj helmimit Skripal ka përfshirë tashmë sanksione të reja kundër Moskës, si dhe një sërë protestash diplomatike të diplomatëve rusë nga SHBA dhe aleatëve të saj të NATO-s.
Ndërkohë ka patur reagim edhe nga Kremlini, që i konsideron këto akuza “të njëjtat gënjeshtra të përsëritura”.
Përfaqësuesi i përhershëm rus në OKB Vasily Nebenzya sulmoi Britaninë e Madhe mbi akuzat e reja, duke thënë se Rusia shpreson të dëgjojë diçka bindëse që hedh dritë mbi këtë incident misterioz, pasi pretendimet e reja nuk ishin gjë tjetër veçse bindëse.
Ka edhe shtete që deri diku janë dakord me Rusinë.
Kina kërkon që kjo ngjarje të mos politizohet.
Një përfaqësues i Kinës theksoi se Pekini dëshiron të shohë një hetim gjithëpërfshirës, objektiv dhe të drejtë të ngjarjes. I dërguari i Kinës i kërkoi Rusisë dhe Britanisë së Madhe të punonin së bashku dhe i këshilloi partitë ta mbajnë këtë çështje larg politizimit.
Kazakistani dëshiron më shumë prova.
Përfaqësuesi i Kazakistanit i bëri thirrje Britanisë së Madhe të sigurojë të dhëna më konkrete. I dërguari i kërkoi gjithashtu Londrës dhe Moskës të mos ndërmarrin veprime të nxituara pa dhënë prova të plota dhe të pakundërshtueshme.
Për Etiopinë bashkëpunimi Rusi-Mbretëria e Bashkuar është absolutisht vital.
Përfaqësuesi i Etiopisë,gjithashtu kërkoi më shumë fakte. I dërguari i Etiopisë i kërkoi Rusisë dhe Britanisë së Madhe të punojnë së bashku në mirëbesim dhe në mënyrë të drejtë, duke bërë konsultimet e nevojshme dhe duke shkëmbyer informacion.
Bolivia nga ana tjetër është kundër “ngërçit të akuzave”. Përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit të Bolivisë tha se është i nevojshëm një hetim i pavarur, transparent, objektiv, i paanshëm dhe apolitik në përputhje me rregullat mbizotëruese ndërkombëtare.
Të mërkurën, policia e Mbretërisë së Bashkuar publikoi foto dhe emra të dy individëve që thonë se janë autorët e dyshuar të helmimit dhe tentativës së vrasjes së ish-spihunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia më 4 mars në qytetin jugor të Salisbury. Duke iu përgjigjur akuzave të reja, zyrtarët rusë thanë se ndjenin keqardhje për refuzimin e vazhdueshëm të Londrës për të bashkëpunuar me Rusinë gjatë hetimit. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme. Gjatë prezantimit të së mërkurës, policia tha se nuk do të kërkonte ekstradimin e shtetasve rusë të dyshuar.
Moska, e cila shkatërroi armën e fundit kimike në vitin 2017 nën mbikëqyrjen e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, mohoi fuqishëm akuzat dhe ka mbetur e vendosur të kërkojë një hetim të përbashkët për rastin.