“Kosova është një vend i mrekullueshëm me një popull të mrekullueshëm, dhe e ndien dhe e njeh problematikën e Kosovës”, ka thënë presidenti Trump sipas Thaçit.
Presidenti në një prononcim për RTK, po ashtu tha se në takimet që ka pasur me sekretarin Mike Pompeo dhe ambasadoren e SHBA-së në OKB, ishte një ndiejnë e fuqishme me mbështetje për Kosovë, ku u shpreh qartë se administrata Trump mbështet Kosovën dhe rrugëtimin më të shpejt për në NATO.
Ai po ashtu shtoi se SHBA e çmon shumë miqësinë e përjetshme të qytetarëve të Kosovës me SHBA-në, ndërsa tregoi se në takimet që ka pasur i është dhënë mbështetje Kosovën për themelimin e forcave të armatosura të Kovës, në koordinim të plotë me SHBA-në dhe NATON.
Presidenti Thaçi, po ashtu pohoi se SHBA mbështet fuqishëm dialogun Kosovë – Serbi dhe marrëveshjen e mundshme historike që mund të arrihet mes dy vendeve.
“SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndër shekullore mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi presidenti Thaçi.