MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 19 shtator?

19.09.2018 - 08:18

1796 – Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Xhorxh Uashington, publikon fjalimin e tij të lamtumirës dhe del ne pension, duke mos pranuar të qëndrojë në post për një mandat të tretë. Ai i këshillon amerikanët t’u shmangeshin partive politike duke i cilësuar ato egoiste dhe armike të qeverisë. Në fjalimin e tij të lamtumirës, Uashingtoni u kërkoi amerikanëve t’i kushtonin vëmendje arsimit dhe të ruanin moralin e fenë, si shtylla të fuqishme të lumturisë njerëzore.

1876 – Shpikësi amerikan Melville Bissell regjistroi patentën për një pastrues dyshemesh, sot fshesa elektrike.

1893- Me firmosjen e Projektligjit Elektoral nga Guvernatori, Lord Glasgow, Zelanda e Re u bë vendi i parë, në botë, që u dha grave të drejtën e votës. Projektligji ishte rezultat i takimeve të militantëve, të së drejtës së grave për të votuar, gjatë një viti në qytete të ndryshme të vendit, me gra, që shpesh vinin nga larg për të dëgjuar leksione dhe fjalime, miratuar rezoluta dhe firmosur peticione. Gratë, në Zelandën e Re votuan për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme, në nëntor të vitit 1893.

Shtetet e Bashkuara iu dhanë grave të drejtën për të votuar, në vitin 1920, dhe Britania e Madhe në vitin 1928.

1956 – Udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushov, gjatë vizitës në SHBA, iu dha mundësia për të vizituar Hollivudin dhe mbeti i kënaqur me pritjen e organizuar nga aktorët Shirley Maclaine dhe Frank Sinatra. Por udhëheqësi sovjetik shpërtheu në zemërim kur autoritetet i thanë se dëshira e tij për të shkuar në Disneyland nuk mund të plotësohej për arsye të protestave që mund të cenonin sigurinë e tij. Të nesërmen, ai i hipi aeroplanit nga Los Anxhelesi për në Uashington, ku u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Dwight David “Ike” Eisenhower.

1974 – Erik Klapton merr diskun e artë për këngën “I Shot the Sheriff”, e cila më 14 shtator ishte ngjitur në vendin e parë në listën e këngëve të muzikës pop.

1991 – Otzi, Njeriu i Akullt u gjet nga një turist gjerman në Alpet Otztal në kufirin italo-austriak. Trupi i përket një njeriu të moshës 25 deri 35 vjeç, 1.6 metra i gjatë dhe rreth 50 kg. Otzi është njeriu më i vjetër i mumifikuar që është gjetur ndonjëherë – ai ka jetuar 5000 vjet më parë. Qimet e mbetura të kokës dëshmojnë se qethja e flokëve ekzistonte si modë që në atë kohë. Mbi të gjitha, në lëkurën e Otzit u gjetën një numër tatuazhesh të shpuara me gjilpërë – 80% e të cilave shihen si pika të vlefshme të akupunturës moderne – kjo bën që data e ekzistencës së akupunturës të shtyhet prapa në vitin 3300 p.e.s.

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!

Promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”

Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit