MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 2 shtator?

02.09.2018 - 09:14

1666 – Shpërthen Zjarri i Madh në Londër dhe zgjat për tri ditë duke lënë të djegura rreth 10.000 ndërtesa, mes tyre edhe katedralja St. Paul. Ndërkohë dhe pse u dogjën mijëra ndërtesa, vetëm 16 persona humbën jetën.

1752 – Britania e Madhe adopton kalendarin Gregorian, pothuajse dy shekuj pas pjesës më të madhe të Europës perëndimore.

1945 -Gjenerali i Ushtrisë amerikane, Douglas MacArthur, kryesoi një ceremoni me rastin e dorëzimit të Japonisë, çka i jepte fund Luftës së Dytë Botërore.

Douglas-MacArthur_Japanese-Surrender_HD_768x432-16×9

Ceremonia e shkurtër u zhvillua në Gjirin e Tokios, në luftanijen amerikane, Missouri, anija e komandantit të flotës amerikane të Paqësorit. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të aleatëve, që ishin mbledhur në anije, gjenerali MacArthur tha se sikurse mbarë njerëzimi, ai shpresonte që pas kësaj ngjarjeje kaq të rëndësishme një botë më e mirë do të dilte nga gjaku dhe tmerret e së kaluarës, një botë që do t’i përkushtohej dinjitetit të njeriut dhe plotësimit të dëshirave më të shtrenjta të njerëzimit, lirisë, tolerancës dhe drejtësisë.

1957 –Guvernatori i shtetit Arkansas, Orville Faubus, urdhëroi forcat rezerviste shtetërore të mos lejonin zbatimin e urdhrit të gjykatës për integrimin racial në një shkollë publike të qytetit Little Rock. Me urdhër të guvernatorit, 270 trupa të armatosura rrethuan ndërtesën e shkollës dhe nuk i lejuan fëmijët zezakë të hynin në të. Megjithatë ndërkohë që pengonin hyrjen e nxënësve zezakë në shkollë, trupat i mbrojtën ata nga turmat e zemëruara të të bardhëve, që pështynin dhe shanin me zë të lartë zezakët. Kur me një urdhër të ri nga një gjykatë federale guvernatori detyrohej t’i lejonte fëmijët zezakë të hynin në shkollë, ai i tërhoqi trupat. Pas kësaj mbeti vetëm një grup i vogël policësh të pakënaqur, për të mbrojtur nxënësit zezakë nga turmat e zemëruara. Atëherë presidenti Dëight Eisenhoëer bëri thirrje që në Little Rock të respektoheshin ligji dhe rendi, për të shlyer atë që ai e quajti një njollë në emrin e Shteteve të Bashkuara. Megjithë thirrjen e presidentit Eisenhower për vendosjen e qetësisë në qytet, guvernatori Faubus vazhdoi t’i nxisë turmat armiqësore, duke krijuar kështu rrezikun e trazirave të mëtejshme. Trupat federale qëndruan në shkollën e mesme qendrore të qytetit Little Rock deri në fund të vitit shkollor.

1970 – NASA anulon planet e parashikuar për misionet në Hënë

1991 – Kombet e Bashkuara njohën pavarësinë e shteteve Baltike Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

1992 – SHBA dhe Rusia bien dakord për një sipërmarrje të përbashkët për ndërtimin e një stacioni hapësinor.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit