MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 20 shtator?

20.09.2018 - 08:27

20 Shtator 1934 – Lind aktorja italiane me famë ndërkombëtare, Sophia Loren

Tetëdhjetë e tre vjet më parë lindi në Romë Sofia Villani Scicolone, që më vonë e u bë njohur si Sophia Loren, diva e kinematografisë italiane dhe botërore. Loren u rrit në një familje të varfër në Napoli. Në adoleshencë, filloi të marrë pjesë në disa konkurse bukurie, ku tërhoqi vëmendjen e producentit italian Carlo Ponti (1912-2007).

Në fillimin e viteve 1950, Ponti (që më vonë prodhoi realizoi filmin “La Strada” të Federico Fellinit dhe “Doktor Zhivago” në vitin 1965), filloi ta angazhonte në disa role të vogla dhe nga mesi i viteve 1950, simpatikja me flokët e errëta (tashmë e njohur si Sophia Loren), ishte shndërruar në një yll kinemaje në Itali.

Ajo fitoi famën ndërkombëtare në filmin në gjuhën angleze të vitit 1957, “Boy on a Dolphin”, duke aktruar në krah të Alan Ladd, dhe më pas në “The Pride and the Passion”, ku interpretoi së bashku me Frank Sinatra dhe Cary Grant (The Defiant Ones, Judgment at Nuremberg, Guess Who’s Coming to Dinner).

Në vitin 1957, Loren u martua në Meksikë me Pontin e divorcuar me prokurë, gjë që shkaktoi një skandal në Itali, një vend tejet katolik ku divorci asokohe ishte i paligjshëm. Loren vazhdoi të realizonte filma në Itali dhe SHBA, përkrah një liste të gjatë aktorësh yje të Hollivudit. Ajo u shfaq në krah të Clark Gable në vitet 1960 me “Is Started in Naples”, me Peter Sellars në “The Millionairess” në vitin 1960 dhe Charlton Heston, dhe “El Cid” në vitin 1961.

Në vitin 1962, Loren fitoi çmimin “Academy Award” për rolin e saj të vejushës, të mbërthyer në një trekëndësh dashurie me vajzën e saj adoleshente në filmin italian “Dy gratë” (provomuar në SHBA në vitin 1961, në Shqipëri i njohur më mirë si “Çoçaria”). Fitimi i çmimit Oscar e bëri atë aktoren e parë që e merrte këtë çmim, për një film në gjuhë të huaj.

Ndër filmat e tjerë ku luajti Loren në vitet 1960 ishin “Lady L” (1965) me Paul Newman, “Arabesque” (1966) me Gregory Peck dhe “A Countess from Hong Kong” (1967) me Marlon Brando, nën rregjinë e Charlie Chaplin, që ishte edhe filmi i tij i fundit në këtë rol.

Pas lindjes së dy djemve të saj, Loren u tërhoq disi nga karriera si aktore, dhe filloi të shfaqej gjithnjë e më rrallë. Në vitin 2002, ajo luajti në filmin “Betëeen Strangers”, me rregji të djalit të saj më të vogël, Edoardo Ponti.

20 Shtator 1946 – Mbahet Festivali i Parë Ndërkombëtar i Filmit në Kanë

Festivali u çel më 20 shtator 1946, dhe në të u përfaqësuan fillimisht 18 vende.

Organizatorët e vunë me tëpër theksin në stimulimin e krijimeve kombëtare, sesa tek vetë konkurrenca. Nëntë filma u nderuan me çmimin kryesor:Grand Prix du Festival. Në fundin e viteve 1930, i tronditur nga ndërhyrja e qeverive fashiste të Italisë dhe Gjermanisë në përzgjedhjen e filmave në Festivalet e Filmit në Venecia, Ministri francez i Arsimit, Jean Zay, vendosi të krijojë një organizatë ndërkombëtare të festivalit kinematografik në Francë, me propozimin e Philippe Erlanger dhe mbështetjen e britanikëve dhe amerikanëve.

Shumë qytete u propozuan si kandidate për organizimin e festivalit si Vishi, Biaric apo Alzher, edhe pse në fund u zgjodh Kana. Në qershorin e vitit 1939, Louis Lumière pranoi të ishte presidenti i festivalit të parë, që do të mbahej në datat 1-30 shtator. Por sulmi gjerman ndaj Polonisë më 1 shtator 1939, i pasuar nga deklarata e luftës kundër Gjermanisë nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar më 3 shtator, pamundësoi mbajtjen e edicionit të parë të festivalit. Ai mbeti pezull gjatë viteve të luftës, ndërsa përpjekja e dytë u bë më 20 shtator 1946.

Filmat e paraqitur në festivalin e parë përfshinin “Lost Weekend” me rregji të Billy Wilder, “Brief Encounter” nga David Lean, “Rome Open City” i Roberto Rossellinit, “Gaslight” i George Cukor, “Make Mine Music” nga Walt Disney, “Notorious” i Alfred Hitchcock dhe ”The beauty and the beast” me rregji të Jean Cocteau.

20 Shtator 480 P.E.S- Grekët fitojnë betejën e Salaminës

Beteja e Salaminës, shënoi një pikë kthesës në luftërat greko-persiane. Pas Salaminës, Peloponezi dhe Greqia si një entitet, ishin të sigurta nga rreziku i pushtimit, dhe persët pësuan një goditje të madhe në prestigjin dhe moralin e tyre (si dhe humbje të rënda materiale).

20 Shtator 1187- Nis rrethimi i Jerusalemit

Rrethimi i Jeruzalemit nisi më 20 shtator 1187 dhe përfundoi më 2 tetor 1187 me rimarrjen e Jerusalemit nga ushtria islamike e udhëhequr nga Saladini, dhe me rrëzimin e plotë të mbretërisë kryqtare të Jeruzalemit. Kjo ngjarje do të provokonte Kryqëzatën e Tretë, duke i siguruar asaj kauzën kryesore:t’ia rrikthente për të dytën herë Jerusalemin Krishtërimit.

20 Shtator 1984 – Shumë humbën jetën gjatë shpërthimit në ambasadën e SHBA-së në Liban. Kamikazi, një anëtar i grupit ekstremist, Xhihadi Islamik – shpërtheu një kamion që kishte të ngarkuar 500 kg eksploziv para hyrjes së ambasadës. Dhjetëra të tjerë u plagosën, si pasojë e rrënimit të pjesës së përparme të godinës 5-katëshe. Mes të plagosurve ishte edhe vetë ambasadori amerikan SHBA, Reginald Bartholomew, i cili kishte mbetur varrosur nën rrënoja, duke u shpëtuar mrrekullisht nga i dërguari special britanik në Bejrut, David Myers.

20 Shtator 1519 – Ferdinand Magellani niset nga Spanja për një udhëtim detar përreth botës.

20 Shtator 1952 – Shkencëtarët konfirmojnë se ADN-ja e njeriut, përmban të dhëna të trashëguara.

20 Shtator 2000- Selia e shërbimit sekret britanik MI6 në Londër, sulmohet nga një grup i paidentifikuar me një raketë anti-tank RPG-22.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit