MENU
klinika

Almanak

Çfarë ka ndodhur më 4 shtator?

04.09.2018 - 09:06

476 – Perandori romak Romulus Augustulus përmbyset nga gjenerali gjerman Odoacer i cili e shpall veten “Mbreti i Italisë”, duke i dhënë fund Perandorisë Perëndimore Romake.

Odoacer ishte një lider mercenar, në ushtrinë perandorake Romake, kur ai ngriti krye kundër perandorit të ri. Në Piaçenca, ai mundi gjeneralin romak Orestes, babain e perandorit, dhe pushtoi Ravenën, kryeqytetin e Perandorisë Perëndimore që prej vitit 402. Megjithëse vazhdoi Perandoria e Lindjes, Odoacer shënoi fundin e Perandorisë Romake të vërtetë, e cila e kishte qendrën në Itali.

1609 – Eksploruesi Henry Hudson mbërrin me anije në brigjet e Manhatanit. Lumi që rrjedh nga veriu në jug në pjesën lindore të Nju Jorkut u quajt Hudson, për nder të tij.

1781 – Los Anxheles themelohet nga 44 kolonë spanjollë. Ata e quajtën vendbanimin e tyre te ri; “El Pueblo de Nuestra Señora La Reina de los Angeles de Porciúncola” (Fshati i Zojës sonë, Mbretëresha e Engjëjve të Porziunkolës). Porziunkola është një kishë e vogël në bazilikën Santa Maria degli Angeli, në Umbria të Italisë, ku Françesku (më pas Shën Françesku i Assisit) themeloi urdhërin françeskan.

1924 – Bashkimi Sovjetik njeh qeverinë e Shqipërisë të kryesuar nga Fan Noli.

1972 – Notari amerikan Mark Spitz bëhet konkurruesi i parë që fiton një herësh shtatë medalje në Lojëjrat Olimpike.

1989 – Në Leipzig, Gjermani, fillojnë për herë të parë demonstratat për legalizimin e grupeve opozitare dhe reforma demokratike.

1998 – Rrjeti internetik Google themelohet nga Larry Page dhe Sergey Brin, dy studentë në Universitetin e Stanfordit, SHBA.

Flet “ikona” e lajmeve në RTSH

Si u pushtua televizioni pas vrasjes së Azemit!

Promovim i trashëgimisë kulturore të Elbasanit

Kolonia e piktorëve “Skampis 2024”

Kush është autori më i mirë i vitit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit