1522 – “Viktoria”, anija e vetme e mbetur nga ekspedita e Ferdinand Magellanit, kthehet në Spanjë, duke u bërë anija e parë që lundroi rreth botës.
1620 – Pelegrinët nisen me anijen Mayflower nga Plymouthi i Anglisë, drejt brigjeve të Amerikës së veriut.
1860 – Lindi në Ilinois, Jane Addams, e cila do të bëhej gruaja e parë amerikane e nderuar me Çmimin Nobel për paqe (1931). Bamirëse, filozofe, shkrimtare, udhëheqëse e lëvizjes së grave për të votuar, Addams ndihmoi në tërheqjen e vemendjes së shoqërisë ndaj nevojave të nënave për rritjen fëmijëve dhe shëndetin publik. Me vullnetarizmin e saj, Jane Addams u bë model i grave të shtresës së mesme amerikane për permiresimin e jetesës në lagjet ku banonin.
1901 – Anarkisti Leon Czolgosz qëllon dhe plagos për vdekje presidentin amerikan William McKinley në Ekspozitën Pan-Amerikane në Buffalo, New York. Nënpresidenti Theodore Roosevelt bëhet president.
1914 – Shqipëria bie në anarki. Me shpërthimin e Luftës së parë Botërore, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Komisionin e Kontrollit për Shqipërinë kishin filluar te largoheshin. Edhe Princ Vidi apo “Mbreti” kishte ikur para pak ditësh. Me vendin pa kryetar, rebelët hyjnë në Durrës, ngrenë flamurin turk dhe burgosin përkrahësit e Vidit që kishin mbetur në kryeqytet.
1915- Prodhohet tanku i parë. Më datë 6 shtator të vitit 1915 u përfundua dhe u testua tipi i parë i tankut, i krijuar nga William Foster & Company për ushtrinë britanike. Disa vende të ndryshme kishin punuar për të krijuar një mjet që mund të kalonte terrenin e thyer, por Britania ishte e para që ia arriti qëllimit. Të pajisur me një mekanizëm të lehtë armësh, tanket u përdorën për herë të parë në Betejën e Cambrai në vitin 1917, kur 474 tanke britanike thyen frontet gjermane. Aleatët filluan të përdornin më shumë mjete motorike në vazhdim të luftës.
Pas Luftës së Parë Botërore, vendet europiane vazhduan të prodhonin tanke, me një ritëm të shfrenuar, duke i armatosur ato me artileri edhe më të rëndë. Tanket u bënë koka e betejave të Luftës së Dytë Botërore.
1975 – Në Nju Jork, tenistja e famshme çeke Martina Navratilova kërkon strehim politik. Ajo u bë shtetase amerikane në vitin 1981.
1991 – Bashkimi Sovjetik pranon pavarësinë e shteteve Baltike: Estoni, Letoni dhe Lituani.
1991 – Emri Shën Peterburg iu rikthye qytetit të dytë më të madh të Rusisë, i cili që prej vitit 1924 ishte quajtur Leningrad.
1997 – Funeral i Dianës, Princesha e Uellsit, përcillet nga një milion njerëz të rreshtuar në rrugët e Londrës dhe 2.5 miliardë njerëz në mbarë botën e ndoqën atë në televizion.