Brukseli po përgatitet për një zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm. Dhe çështja më e diskutuar këto kohë është Angela Merkel dhe pretendimi për Presidencën e Komisionit Evropian.
Gjatë muajit të kaluar, udhëheqësja gjermane është konsultuar me të gjithë që nga presidenti francez Emmanuel Macron deri tek Presidenti i Komisionit në detyrë Jean-Claude Juncker si dhe kreun kroat Andrej Plenkoviç lidhur me kandidaturën për presidente të Komisionit Europian. Konkluzioni? Askush nuk e di, ndoshta as Merkel vetë.
Një numër i vendeve të BE tashmë shqetësohen për dominimin në rritje të Gjermanisë. Ndërsa BE përballet me një mori sfidash, nga migrimi në Brexit deri tek lidhja e ngatërruar me SHBA-në, Merkel do të duhet të vendosë nëse avantazhet janë më të mëdha se rreziqet e një reagimi ndaj Berlinit.
Javën e kaluar Merkel ra dakord të mbështeste kandidaturën e Manfred Weber. Por ajo gjithashtu bëri të qartë se miratimi i saj nuk është një angazhim për ta bërë atë president të Komisionit.
Përveç Weber, njerëz të tjerë pranë kancelares u sugjeruan, duke përfshirë ministren e ekonomisë Peter Altmaier dhe ministrin e Mbrojtjes Ursula von der Leyen, të dy besnikë të Merkelit.
Kandidati ideal i Merkelit do të ishte një pseudo-gjerman, dikush pa një pasaportë gjermane. Me fjalë të tjera, një tjetër Juncker.
Përzgjedhja e presidentit të ardhshëm të Komisionit ndoshta paraqet shansin e saj të fundit dhe më të mirë për të lënë një shenjë të vërtetë në Evropë.
Nëse gjithçka shkon mirë, Merkel mund të pretendojë të ndihmojë të ardhmen e BE. Një fushë ku aleatët e Merkel thonë se ajo do të donte të përqëndronte axhendën e Evropës është migrimi.
Ndërsa shumë njerëz mbështesin qëndrimin e saj për të lejuar më shumë se 1 milion azilkërkues të vijnë në Gjermani që nga viti 2015, vendimi gjithashtu nxiti rritjen e populizmit. Ky reagim shpjegon pse ristrukturimi i sistemit të azilit të Evropës mbetet një prioritet i madh për Merkelin.
Për centristët e Evropës, pasojat politike të dështimit mbi migracionin mund të jenë katastrofike. Pavendosmëria e Europës dhe trajtimi kaotik i migracionit i ka dhënë populistëve një mundësi për të shfrytëzuar situatën.
Që Merkel që të mos mbahet mend si kancelarja gjermane që e ndau Evropën, ajo do të duhej të zgjidhte këtë çështje.
Merkel përballet edhe me një shqetësim tjetër. Shqetësimet për ndikimin e gjërë të Gjermanisë janë veçanërisht të theksuara në Evropën Jugore, ku shumë fajësojnë Berlinin për masat e ashpra të imponuara ndaj vendeve si Greqia dhe Spanja gjatë krizës së borxhit të euros.
Kthesa politike në Romë është një nga arsyet pse kampi i Merkelit e ka hedhur poshtë idenë e marrjes së pozicionit të Komisionit në vend të presidencës së Bankës Qendrore Evropiane, një punë që Gjermania e ka dëshiruar që kur euro u fut.
Besohet gjerësisht se Merkel do të emërojë presidentin e Bundesbank, Jens Weidmann, ish-këshilltarin e saj ekonomik. Por më pas Merkel vendosi të merrte në konsideratë postin e presidentit të Komisionit.
Në kontrast me jugun e Evropës, vendet në Evropën Veriore, si dhe pjesë të Evropës Qendrore dhe Lindore janë më të relaksuar në lidhje me mundësinë e një presidenti të Komisionit Gjerman. Plenkoviç i Kroacisë në një vizitë të kohëve të fundit në Berlin u shpreh “Të gjithë presin që Gjermania, së bashku me Francën, të sjellin një frymë të re në udhëheqje, ide të reja për rinovimin e projektit evropian”.
Tani gjithçka që të gjithë duhet të bëjnë është të bindin Merkel…