MENU
klinika

Shpëton pa probleme

Çiklisti italian përplaset keq në “Vuelta”

12.09.2018 - 19:19

Një aksident i frikshëm dhe një rrëzim tejet i keq i ka ndodhur sot në etapën e 17-të të Vueltas për çiklistin Fabio Aru, një nga pretendentët në nisje të kësaj veprimarie, e treta në botë për nga rëndësia, pas Tour de France dhe Giro d’Italia.

Çiklisti 28-vjeçar nga Sardegna ra në tokë pas një përplasje me një çiklist tjetër, duke marrë një dëmtim brutal.

Çiklisti përplaset në bordurat e rrugës dhe duket i dëmtuar ku nuk ka munguar as gjakderdhja në pjesën e pasme të tij. Ai duket tejet i nevrikosur në këtë moment, teksa u ankohet teknikëve të tij për biçikletën.