MENU
klinika

Shpëton sërish

David Beckham del i “pastër” nga gjykata

27.09.2018 - 20:03

Ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham, ja ka hedhur sërish paq në gjyq, ku akuzohej se kishte lëvizur shpejtësi mbi normat e lejuara rrugore në Paddington në perëndim të Londrës, më 23 janar.

David ishte kapur të lëvizte me 19 kilometra më shumë sa ishte përcaktuar limiti në tabelë dhe rrezikonte një gjobë të majme, por ishte avokati i tij që e shpëtojë.

Beckham ka fituar për çështje teknike, pasi policia i ka dërguar dokumentet dy ditë me vonesë dhe jo në adresën e ish-kapitenit të Anglisë, por në zyrat e “Bentley”. Këto detaje janë shfrytëzuar nga avokati Nick Freeman, i njohur si “Mr Loophole” dhe ish-futbollisti është shpallur i pafajshëm.

Kujtojmë se në vitin 1999, ai u akuzua pasi po ecte me Ferrari me shpejtësi në një zonë që nuk duhej kaluar 50/km. Në atë kohë, ai shpëtoi me justifikimin se paparacët i ishin sulur për t’i bërë foto.