MENU
klinika

Nga New York Times

Demokracia do të na befasojë përsëri…

22.09.2018 - 10:47

Duke shëtitur në Akropoli  në Athinë, natyrshëm mund të të kujtohen fjalët e Samuel Beckett: “Ke provuar. Ke dështuar.  S’ka rëndësi. Provo përsëri. Dështo sërish. Dështo më mirë. “

Demokracia në Athinë, aspak universale, dështoi në kohën e duhur. Prapëseprapë, ajo përkujtohet edhe pasi kanë kaluar mijëvjeçarët , si përpjekje njerëzore për një sistem politik që u lejon qytetarëve të ushtrojnë pushtetin përmes kutisë së votimit: pushtet i popullit, nga populli, për popullin, siç thoshte edhe Lincoln.

Është e rëndësishme t’i vendosim “traumat” e tanishme të demokracisë në perspektivë. Në më të mirën e saj, demokracia është një kulturë që fuqizon qytetarët e lirë për të marrë pjesë në ndërtimin e fatit të tyre. Në rastin më të keq, pushteti përqendrohet tek një pjesë e vogël,  dhe tolerance konsumohet tërësisht. Pastaj vetë fjala bëhet mashtrim, një maskë e vendosur nga autokratët si Vladimir Putin.

 

Në Forumin e Demokracisë të Athinës, ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, aludon se “liberalizmi jodemokratik” është një katalizator i valës aktuale të “demokracisë illiberale” në vende si Polonia dhe Hungaria. Votuesi i sotëm  është i mençur. Votuesit na kanë mësuar diçka për dështimin vitet e fundit. Të injorosh dështimet , duke përfshirë këtu  mosndëshkimin, arrogancën dhe pabarazinë është të “ftosh” vetë shkatërrimin.

Demokracia në rrezik është bërë një togfjalësh tepër i përdorur gjithkund. Le të mos harrojmë se Greqia dhe Afrika e Jugut, të mësuara me krizat tanimë, apo edhe Malajzia dhe Indonezia, mendojnë ndryshe. Demokracia nuk do të vdesë as në shekullin 21.

Por është e vërtetë se demokracia perëndimore po përballet me trazira.

Teknologjia ka ndryshuar botën për mire apo për keq. Ne pëlqejmë. Ne nuk pëlqejmë. Ne ndjekim. Ne nuk ndjekim. Ne tregojmë për jetët tona. Ne heshtim. Jeta bashkëkohore është një eksperiment shqetësues për demokracinë globale. Pra, a kemi më nevojë vërtet për demokraci përfaqësuese? A nuk është vetëm një mjet që elita të kontrollojë jetët tona?

Formulat e vjetra nuk do të ndihmojnë në zgjidhjen e kësaj pyetjeje. Në konferencë, Karolina Wigura, një sociologe polake u kërkoi liberalëve të jenë më më patriotë , të mendojnë se çfarë funksionon në një ekonomi moderne. Liberalët, u shpreh ajo, janë bërë të mërzitshëm.

Yascha Mounk, një lektor në qeverinë në Universitetin e Harvardit, tha se “zjarret” anti-demokratike nuk duhet të nënvlerësohen. Çdo akt qytetar, sugjeroi ai, është një gotë uji që mund të ndihmojë shuarjen e flakëve.

Kjo të çon natyrshëm tek Presidenti Trump. Një shaka e tij po qarkullon kudo. Kur Putini dhe Trump u takuan në Helsinki, Finlandë, ata shtrënguan duart. “Unë jam Vladimir Putin, presidenti i Rusisë”, tha Putin. “Unë jam Donald Gj. Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara,” tha Trump. “Oh – tha Putin – po për çfarë është shkronja Gj?”. “Gjeni!” Tha Trump.

Kjo është Epoka e Gjeniut.

Gjeniu tallet me stabilitetin e pasluftës. “Amerika e para!” thotë ai. Beson tek “vullneti i popullit”, një frazë e rrezikshme, siç thotë Angie Hobbs, një filozof britanik.

Nëse Trump është fashist, Marksi kishte të drejtë: Historia përsëritet, së pari si tragjedi, pastaj si farsë.

Sigurisht, është e lehtë të humbësh në shpellën e gënjeshtrave të presidentit. Eshtë e lehtë të ngresh supet. Kapitujt më të shëmtuar të historisë janë të mbushur me kalimtarë.

Pra, për çfarë jemi të shqetësuar? Për të vërtetën, mbi të gjitha, duhet ta mbrojmë atë. Merakosem për zëvendësimin e qenieve njerëzore nga pajisjet. Jemi të shqetësuar për shthurjen morale të Trump. Të shqetësuar për vlerën e fjalës së Amerikës, për aleancat që kanë ndërtuar botën e lirë.

Megjithatë,duhet të jemi optimistë. Demokracia është kokëfortë. Është sistemi që më së miri ruan dëshirën e patundur njerëzore për të qenë të lirë. Athina na e kujton këtë. Amerika na e kujton po këtë. Dështon. Dhe pastaj përpiqet të dështojë më mirë.

Ndoshta e dini historinë e plakut në shtratin e vdekjes , të cilit iu afrua një nga fëmijët e tij dhe e pyeti. “Babi,” i thanë ata. “Kemi frikë të të pyesim, por ndoshta ka ardhur koha. A doni të varroseni apo të të djegim trupin? ” “Oh, nuk e di,” tha ai. “Më befasoni!”

Demokracia do të na befasojë…

Roger Cohen ka qenë kolumnist i The Times që nga viti 2009. Ai u bashkua me The Times në vitin 1990 dhe ka shërbyer si një korrespondent i huaj dhe redaktor.