MENU
klinika

Risia

“Detyrat e shtëpisë në shkolla” nis në Shkodër projekti i MAS

23.09.2018 - 09:50

Nxënësit e pesë shkollave 9-vjeçare të Shkodrës janë bërë pjesë e një projekti pilot të ministrisë së Arsimit që do të zbatohet në këtë vit arsimor.

Ata do të qendrojnë pas mësimit në mesditë dhedetyrat do t’i bëjnë në mjediset e shkollës, gjithashtu do të mësojnë aty. Fëmijët do të jenë në shkollë nën shoqërinë e mësuesve deri në orën 17:00 të pasdites ashtu siç ndodh në vendet e zhvilluara.

Ky projekt pilot do të fillojë të zbatohet tek shkollat “ Skenderbeg”, “Ali Lacej”, “Xheladin Fishta”, “Dëshmorët e Prishtinës”, “Edit Durham”. Projekti i ministrisë synon që të përmirësojë dijet e të rinjve dhe t’i përqëndrojë ata më shumë në mësime.

Është një projekt që zbatohet në shumë vënde të botës dhe ka dhene rezultate të mira.

Sot, në shtëpi nxënësi mund të shpërqendrohet ndërsa në shkollë jo. Këtu mëson dhe përfundon detyrat dhe në shtëpi do të jetë i lirë” shpjegon drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Shkodër, Kadri Ymeri.

Në këtë shkolla ku do të zbatohet projekti, do të ofrohet vakti i drekës për fëmijët.

K.Zh

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN