MENU
klinika

Prindër! Kujdes!

Dhëmbë copë-copë? Ky ushqim e shkatërron kariesin

29.09.2018 - 19:44

Ushqimet që fëmijët hanë kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin dentar afatgjatë.

Një nga gjërat më të mira që një prind mund të bëjë për dhëmbët e fëmijës së tij është mirëmbajtja e higjienës dentare si dhe t’u mësojnë atyre që të bëjnë zgjedhjen e duhur dietike ushqimore shëndetësore.

Ushqimet që janë të larta me karbohidrate mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe të kenë një ndikim negativ në shëndetin e tyre kur konsumohen në sasi të pamatura ose kur mbeten në dhëmbë shumë kohë pas ngrënies.

Nxitja e një diete të shëndetshme dhe të ekuilibruar për fëmijët që nga mosha e hershme, ndihmon në krijimin e zakoneve që rezultojnë në jetën e dhëmbëve të fortë dhe në shëndetin e përgjithshëm.

Kur blini ushqime, kushtojini vëmendje të veçantë përmbajtjes së sheqerit në çdo ushqim të paketuar.

Sugjerimet e mëposhtme nuk duhet të konsiderohen si një udhëzues gjithëpërfshirës për ushqyerjen e një diete të balancuar dhe të shëndetshme, por këtu janë disa këshilla për fëmijët që të bëjnë zgjedhjen ushqimore për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm e të fortë.

Frutat dhe perimet me përmbajtje të lartë të ujit si pjepër, dardha apo tranguj, janë veçanërisht të mirë për higjienën dentare dhe ndihmojnë në pastrimin e dhëmbëve.

Ushqimi i frutave dhe perimeve të papërpunuara çdo ditë ndihmon në heqjen e disa substancave që krijohen në sipërfaqe të dhëmbëve gjatë ngrënies, si dhe në promovimin e shëndetit të përgjithshëm.

Prodhimet e qumështit si djathi, kosi apo gjalpi, janë burim i fortë i kalciumit i cili është thelbësor për kockat e fëmijëve tuaj dhe për të pasur dhëmbë të fortë.

Lëngjet mund të përmbajnë sasi të lartë sheqeri dhe rekomandohet të konsumohet jo më shumë se 150 ml lëngje në ditë.

Kështu që zëvendësojeni atë me ujë i cili duhet të jetë i fluoriduar dhe ndihmon në forcimin apo mbrojtjen e dhëmbëve kundër baktereve të dëmshëm.

Uji në përgjithësi ndihmon në heqjen e këtyre agjentëve potencialisht të dëmshëm. Gjithashtu kurrë mos e vendosni fëmijën në gjumë me një shishe qumësht ose lëng.

Mbasi ai të ketë pirë qumështin, e mira është që të pijë ujë më pas me qëllim që sipërfaqet e dhëmbëve të pastrohen.

Konsumoni rrush të thatë i cili ndalon zhvillimin dhe shumimin e ‘steptokokut mutans’ që shkakton kariesin, gjithashtu dhe të ‘porphyromonas gingivalis’ që shkakton gingivit.

Përdorni çdo ditë në dietën ushqimore ushqime me përmbajtje të vitaminës C si për shembull, portokalle, mandarina, limona, luleshtrydhe apo speca të cilat parandalojnë gingivitin.

Konsumoni gjithashtu ushqime me përmbajtje të acidit sulfurik siç janë: mishi i pulës, sardelet, karkalecat, salmon dhe merluc.