MENU
klinika

WADA rihapi laboratorin

Dorëzohet Rusia: IAAF, na hiq pezullimin!

26.09.2018 - 19:59

Federata Ruse e Atletikës (Rusaf) i ka bërë një kërkesë zyrtare Federatës Ndërkombëtare (IAAF) që të heqë pezullimin ndaj atletëve rusë, të dënuar prej 3 vitesh pas skandalit doping. Javën e kaluar, WADA vendosi të rihapë laboratorin antidoping në Moskë, që ishte pezulluar prej 3 vitesh, ndaj dhe Rusaf kërkon që këtë gjë të bëjë edhe IAAF-i.

Por, për momentin, ende asnjë sinjal apo reagim nuk ka ardhur nga ndërkombëtarët e sportit të “mbretëreshës”. “Ne kërkojmë që atletika ruse të rikthehet normalisht në garat ndërkombëtare, në mënyrë që të gjithë sportistët e pastër të kenë mundësi të konkurrojnë. Ne jemi gati të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të ndjekim të gjitha hapat e këshillat që kanë ndërkombëtarët”, – thuhet në letrën që Rusaf i dërgon IAAF.

antidoping
antidoping

Pritet që Federata Ndërkombëtare e Atletikës të marrë një vendim për rikthimin e atletëve rusë në aktivitetet ndërkombëtare në muajin dhjetor, kur një taskforce i IAAF-it do të jetë në Rusi për të parë situatën dhe më pas do të bëjë një raport, i cili do të miratohet në kongres. Por gjasat janë që edhe IAAF të ndjekë hapat e WADA dhe të lejojë atletët rusë të rikthehen në gara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


WADA rihap laboratorin në Moskë

Rusia pranon skandalin e dopingut