MENU
klinika

Detajet

‘Dosja CEZ’/ Hetimet shtyhen me 3 muaj

15.09.2018 - 12:17

Gjykata e Tiranës i jep edhe tre muaj kohe prokurorisë për hetimin e çështjes së privatizimit në 2009 të OST tek cekët e CEZ për të dytën herë. 

Zgjatja e afatit është miratuan nga gjykatësi Lazar Sallaku pas kërkesës as bërë nga organi i akuzës, i cili mbetet në pritje të dëshmisë së Nuel Kalajt, i konsideruar si njeriu kyç dhe që ka dijeni për rrethanat çështjes.

Por pavarësisht se letërporosia drejt Kosovës për pyetjen e biznesmenit ka gjashtë muaj aq ka marrë rrugë ende autoritetet Shqiptare nuk kane informacion nëse ai i ka dhënë shpjegime për llogari të çështjes.

Socialistët e akuzojnë Kalajn se ka luajtur rolin e sekserit në procesin e privatizimit, nga e cila sipas tyre shtetit i është shkaktuar një mbi 400 milionë dollarë, e dëshmia e tij konsiderohet si provë tejet e rëndësishme për t’i dhënë zgjidhje çështjes.

Nëse përgjigjja e letërporosisë nuk mbërrin brenda fundit të tetorit 2018 prokurorët janë të detyruan të kërkojnë sërish shtyrje të afatit në të kundërt duhet të konkludojnë për dosjen me të dhënat e administruara deri më tani.