MENU
klinika

Trump xheloz për Kim Jong

‘Dua t’më japin vëmendje ashtu si bëjnë koreanët për liderin e vet’

05.09.2018 - 11:05

Për Trump protestat duhet të ndalohen me ligj. Ai kërkon që njerëzit ta dëgjojnë me vëmendje siç njerëzit e Kim Jong e dëgjojnë liderin e tyre…

Presidenti Trump i ka quajtur për një kohë të gjatë mediat kryesore të vendit si “armikun e popullit” dhe ka sulmuar lojtarët e NFL, Skuadrës Kombëtare të Futbollit, për gjunjëzimin gjatë himnit kombëtar në shenjë proteste kundër padrejtësive racore.

Të martën, ai i çoi sulmet e tij mbi fjalën e lirë një hap më tej, duke sugjeruar në një intervistë se akti i protestës duhet të jetë i paligjshëm.

 

Trump i bëri vërejtjet në një intervistë, pasi i pandehuri i Gjykatës së Lartë, Brett M. Kavanaugh, hasi sjellje të pahijshme nga disa protestues në ditën e parë të seancave në Capitol Hill.

“Nuk e di pse ata nuk kujdesen për një situatë të tillë” tha Trump.

“Unë mendoj se është e turpshme për vendin që të lejojë protestuesit. Ju as që e dini se në cilën anë janë protestuesit.”

Ai shtoi: “Në kohërat e vjetra, ne i shtynim tutje. Sot, mendoj që ata thjesht vazhdojnë të bërtasin.”

Më shumë se 70 vetë u arrestuan pasi ata vazhdimisht ndërprenë fjalën e Zotit Kavanaugh dhe senatorëve në seancën e së martës.

Trump ka kujtuar disa raste në të kaluarën, duke përfshirë disa, në të cilat ai ka sugjeruar se demonstruesit duhet të humbasin punët e tyre ose të dhunohen që të kuptojnë.

Në korrik, përpara vizitës së tij në Britani, Trump tha për gazetën Sun që raportet e demonstratave në shkallë të gjerë kundër tij në Londër, duke përfshirë një shpërthim të zemëruar, Trump, e kishin ofenduar atë.

“Unë mendoj se përderisa ata më bëjnë të ndihem aspak i mirëpritur, nuk ka arsye për mua të shkoj në Londër” tha Trump.

Muaj më herët, Trump kishte refuzuar në mënyrë kategorike raportet se planet e tij fillestare për të vizituar Londrën në pranverë ishin anulluar për shkak të frikës nga protestat.

Shtatorin e kaluar, Trump i bëri thirrje pronarëve të NFL që të pushonin lojtarët që u gjunjëzuan gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër padrejtësisë racore.

Dhe në disa fjalime e mitingje gjatë fushatës së vitit 2016, kur demonstruesit ndërprisnin fjalën e tij, Trump nganjëherë dukej se nxiste dhunën kundër tyre.

Trump duket se po përpiqet të imitojë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. “Ai flet, dhe njerëzit e tij dëgjojnë me vëmendje. Unë dua që njerëzit e mi të bëjnë të njëjtën gjë” tha Trump për Fox News Channel në një intervistë pas samitit të tij të Singaporit me udhëheqësin e Koresë së Veriut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN